Besonin tek ringjallja, prandaj u vetëflijuan! Detaje të reja tronditëse, edhe pse ende kontradiktore, kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër është në spital. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Anisa Josifi, vajza e cila u gjet e pajetë dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa kohësh, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe udhull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar.

Jane ende te mistershme rrethanat, bindjet, frekuentimet dhe gjithçka çoi kete familje në këtë tragjedi. E megjithatë policia dhe dëshmitarët japin disa versione dhe fakte të dhimbshme, që mund të çojnë gjithkënd të krijojë një opinion mbi këtë rast tronditës. 

Nga ana tjetër, vajza e cila ndodhet në spital, Blerta Josifi ka deklaruar para hetuesve: "Nuk e keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen". Ndërsa është shprehur se motra e saj kishte 15 muaj që kishte vdekur. Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe foton e nënës me dy vajzat e saj, të cilat besonin tek ringjallja. 

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. "I shkova në shtëpi, kërkova Anisën, më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e zotit". Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Ish-fqinjët e familjes në Përmet thonë se edhe burri i Zhanetës, Llukan Josifi është vetëflijuar para 6 vitesh, duke u hedhur nga pallati, teksa asokohe ishte pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait. Ndërsa pas ardhjes në Tiranë gruaja dhe dy vajzat ishin praktikante të një tjetër sekti. "Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin" tha një e afërme e familjes Josifi, jashtë kamerave për Report Tv

Sakaq, Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familja Josifi nuk ishte pjesë e kësaj organizate. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Po si ndodhi ngjarja? Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre, mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim. Ndërsa u raportua nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e nënës me të bijën, e afërmja: Vinte erë e keqe, e ëma më tha që Anisa po bën ditët e Zotit

Një e afërme që jeton pranë banesës së familjes Josifi jashtë kamerave tregon për Report Tv detaje të reja. "Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur cfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin" tha ajo, jashtë kamerave për Report Tv.  Blerta Josifi, ndodhet tek psikiatria në QSUT në gjendje më të qetë. Sipas policisë, nuk dihet se cilit sekt fetar i përkisnin nënë e bijë.

Ora 12:56
Flasin fqinjët e familjes Josifi në Përmet: Bashkëshorti i Zhanetës u hodh nga pallati, ishte me një dorë (VIDEO)

Fqinjët e familjes Josifi në Përmet për Report Tv thonë se edhe aty njiheshin për njerëz të mirë. Sipas tyre, bashkëshorti i Zhanetës para disa vitesh u hodh nga pallati, për shkak të depresionit. Pas kësaj ngjarja gruaja dhe dy vajzat shkuan në Tiranë.

"Kjo kishte dy vajza dhe burrin. Bënte tregti, ishte goxha zonjë edhe burri ishte i shkëlqyer, por ishte me një krah. Ai është hedhur nga pallati para 5-6 vitesh. Më pas gruaja mori vajzat dhe iku në Tiranë. Ai burri ishte kryevepër, por edhe gruaja në punën e saj. Ai ndoshta u mërzit që ishte me një krah dhe u vetëvra. Më ka ardhur shumë gjynah. Me Jehovain nuk di gjë të kenë qenë ato".

"Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu", u shprehën fqinjët.

"I njoh shumë mirë. Është gjynah që vajza të reja humbasin jetën që merren me Jehovain. Ato ishin vajza të mrekullueshme. Këtu ka shumë dëshmitarë të Jehovait.

"Jehovai nuk është një gjë e mirë, është  e keqe. Më kanë ardhur në shtëpi dhe nuk i kam pranuar. Ato të shkatërrojnë jetën", thanë për Report TV fqinjët.

Ora 11:48
Dëshmitarët e Johovait: Familja Josifi nuk është pjesë e  organizatës tonë! E çmojmë jetën si gjënë më të shtrenjtë (VIDEO)

Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familja Josifi nuk ishte pjesë e saj. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. "Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait", thuhet në deklaratë.

Ora 10:16
Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, dëshmia: E pyesja ku është Anisa, më thoshte është në gjumë (VIDEO)

Një tjetër dëshmi trondistëse vjen nga një banore e pallatit ku jetonte Zhaneta Josifi me dy vajzat. Ajo thotë se ato kishin kohë që nuk dilnin nga banesa, ndërsa nuk pranon as persona të afërm. "Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete  dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë dhe një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte", u shpreh banorja. 

Ora 10:12
Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, familjari: Anisën kisha një vit që nuk e kisha parë! Zhaneta më tha nuk i ka bërë ditët e zotit (VIDEO)

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. "I shkova në shtëpi, kërkova Anisën më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e zotit". Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Ora 09:43
Blerta Josifi që i mbijetoi vetë-flijimit është dërguar në urgjencën e psikiatrisë

Blerta Josifi, 34-vjeçarja e cila i mbijetoi vetëflijimit ditën e djeshme u dërgua  në urgjencë, ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e para. Më pas ajo është transferuar në shërbimin e urgjencës psikiatrike dhe ndodhen në gjendje të qetë.

Ora 09:43
Besonin tek ringjallja, ja fotoja e nënës Zhaneta Josifi dhe dy vajzave të saj Anisa dhe Blerta

1593762379_zhanetaanisa.jpg

Report TV ka siguruar foton e nënës Zhaneta Josifi dy dy vajzave të saj. 56-vjeçarja bashkë me njërën nga vajzat, Anisa Josifi u gjetën të pajeta. Ndërsa vajza tjetër Blerta u dërgua në spital.

Ora 09:17
Dritarja e tualetit, ku hynë forcat zjarrfikëse dhe gjetën të pajetë nënën dhe vajzën e saj

1593760632_dritarja001.jpg

Kjo është dritarja e tualetit, nga e cila forcat zjarrfikëse hynë në banesën e Zhaneta Josifit, ku u gjet e pajetë bashkë me njërën nga vajzat e saj. Ndërsa vajza tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ora 08:42
Vetëflijimi/Dëshmia: Vajzat kam 5 vjet që nuk i kam parë, nuk pranoni asnjeri brenda (VIDEO)

Një banore e pallatit ku banonte Zhaneta Josifi bashkë më dy vajzat e saj ka treguar për Report Tv se vajzat nuk pranoni asnjë në shtëpi.

"Ishin vajza të shkëlqyera, ishin me shkollë të lartë. Mbase kanë pasur nevojë për psikologë.  Siç thoshin komshinjtë, vajzat nuk pranoni asnjë person brenda. Thoshin që ishin predikuese, por nuk e di sepse vajzat nuk i kisha parë. Vetëm nëna e tyre dilte. Unë kam 5 vjet këtu vajzat nuk dilnin fare nga shtëpia", tha banorja e pallatit.

Ora 08:33
Report TV në banesën e Zhaneta Josifit, aty ku u gjet e pajetë bashkë me njërën nga vajzat e saj (VIDEO)

Një ditë pas ngjarjes, Report TV ka shkuar në banesën e Zhaneta Josifit, e cila u vetëflijuar bashkë me njërën nga vajzat e saj, Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta, ndodhet në spital.

Në banesë janë vetëm shiritat e sigurisë së vendosura nga policia mbrëmjen e djeshme.  Nëna dhe dy vajzat ishin predikuese të Jehovajit, pasi policia ka gjetur në banesën e tyre shënime predikuese.