Detaje të reja nga arrestimi i biznesmenit në Shkodër! Jo vetëm arma, ja sa lekë iu gjetën me vete

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i biznesmenit Isuf Isufi, në Shkodër një ditë më parë.

Report Tv mëson se 49-vjeçarit përveç armës që iu gjet me vete, i janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme lekësh, që shkon mbi 2 mijë euro.  Arrestimi i tij u në vendin e quajtur “Lagje Perash”.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

“Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje". Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite me pare ka qenë edhe zv/president i Vllaznisë. Isuf Isufi është vëllai i shtetasit Hasan Isufi, i cili në prill të vitit 2020, plagosi një shtetas pas një konflikti për pronën.

Arma dhe paratë e sekuestruara

1626772936_16267679521626729381Sequence0300275519Still019.jpg

 

Isuf IsufI

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 20/07/2021 11:08

    Ç'është ky mentalitet në 2021?!! A është e ndaluar të mbash para me vete?!! Nuk është ndonjë shumë e madhe për një biznesmen... pavarësisht se mban armë pa leje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet