Një ditë më parë një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Roskovec. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë detaje të reja për ngjarjen. I riu Elsid Isufaj që dyshohet se vrau veten me pistoletë rezulton të jetë kunati i deputetit të Partisë Socialsite, në Qarkun e Fierit, Anduel Xhindi. Deputeti u martua pak javë më më parë me motrën e viktimës.
Referuar burimeve policore, thuhet se i riu rezulton të ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga depresioni, gjë për të cilën shkonte edhe tek psikologu. Pavarësisht të dhënave, një grup hetimor ka nisur që prej ditës së djeshme hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajres.
Njoftimi i plotë një ditë më parë nga ana e policisë:
Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.