DETAJE/ Anglia nis kërkimet për Granit Shehun, shqiptari vrau djalin e xhaxhait në 2015

DETAJE/ Anglia nis kërkimet për Granit Shehun, shqiptari vrau djalin e xhaxhait në 2015

Granit Shehu

Londër- Autoritetet angleze shpallin në kërkim një 34-vjeçar shqiptar, të identifikuar si Granit Shehu. Ky i fundit akuzohet për vrasje në Shqipëri, ndërsa autoritetet angleze dyshojnë se pas kësaj ngjarje ai është fshehur në Britani.

Ai njihet për lidhjet në qytete si Londra, Eastbournein, Leedonin dhe Midlandsin Perëndimor, por nuk dihet me saktësi se ku fshihet. Për shkak të krimit të rëndë për të cilin akuzohet autoritetet kanë njoftuar që qytetarët britanikë të raportojnë nëse e shohin, madje t’i qëndrojnë sa më larg nëse kanë lidhje me të.

Të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e Tij mund të telefonojnë në numrat 0207 230 3191 dhe 0800 555 111.

NGJARJA NË 2015      

Më 16 shtator të 2015 ai ka vrarë me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Viktimën e ka qëlluar plot 12 herë tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur. Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja