Sipas hetimeve të Prokurorisë ky grup përdorte mënyra duke falsifikuar vizat amerikane, pasaporta të vendeve të BE-s, ku ndërroheshin fotot dhe vendoseshin fotot e shqiptarëve që emigronin, si dhe viza false të lëshuara nën siglën e shteteve të Meksisës dhe Republikës Domenikane.
Të arrestuarit si pjesë e 7 grupeve kriminale të trafikimit të klandestinëve të hënën do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masat e sigurisë caktuar ndaj tyre në mungesë dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Prokuroria e Krimeve ka nisur dhe sekuestrimin e dokumentacioneve pranë zyrave të transfertave të parave në disa qytete të vendit, ku në një periudhë 5-vjeçare janë kryer kalim parash për llogari të të arrestuarve.
Shumat e paguara për të kaluar ilegalisht drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA-ve arrinte nga 7 mijë paund në 25 mijë dollarë. Për këto grupe kriminale janë në total 51 urdhër arreste prej të cilave 39 të ekzekutuara dhe për 12 persona vazhdon ende operacioni pasi nuk janë kapur.
d.c./shqiptarja.com