
Report Tv sjell detaje të reja nga vdekja e dy vajzave ukrainase në Tiranë, të cilët u gjetën në apartament nga shoqja e tyre të pajeta, ndërsa shkak dyshohet mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se 3 vajzat nga Ukraina kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri. Dy viktimat kanë ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre ka ardhur rreth 2 muaj më parë.
Në një banesë në katin e tretë në rrugën e Dibrës qëndronin të treja prej një jave ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën. Faturat dhe pagesat janë vënë në dispozicion nga pronari i banesës. Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin xanas dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre e cila njoftoi policinë.
Ajo i ka gjetur njërën në dysheme dhe tjetrën në kolltuk me shkumë nga goja. Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat.
Lajmi kryesor:
Dy ukrainase gjenden të vdekura në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike! Dyshohet se ishin punonjëse seksi, shoqërohet shoqja (EMRAT)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12030
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati në Kamëz, në kërkim 3 autorët që qëlluam me armë drejt një makine te ‘Ura e Bathores’ (EMRAT)
23 Shkurt, 12:07
-
Tiranë/ Vjedhje, kanosje dhe shitje narkotikësh, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim
23 Shkurt, 11:24
-
Veliaj nga qelia: Prokurori Dado 'vrasës me pagesë' për llogari të Sali fundërrinës, udhëtoi me kontakte të papërshtatshme! Gjyqtari Bani 'kasapi' i tij
23 Shkurt, 11:16
-
Tiranë/ I vjedh tregtares në makinë çantën me 47 milionë lekë, arrestohet 46 vjeçari nga Elbasani! Mjeti ishte parkuar tek Medreseja, kamerat kapin autorin (EMRI + VIDEO)
23 Shkurt, 09:25
-
Kamëz/ Dështon atentati te ‘Rrethi i Bathores’, qëllohet me armë makina në lëvizje, s'ka të lënduar! Autori lëvizte me një tjetër mjet, nisin hetimet
22 Shkurt, 23:11
-
Tiranë/ Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina! Apel shoferëve: Mos parkoni në vende që pengojnë qarkullimin (VIDEO)
22 Shkurt, 15:36
-
Rama bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Çdo diskutim për Ukrainën me pjesëmarrjen tonë, edhe BE të jetë pjesë e negociatave për paqen
22 Shkurt, 13:02
-
Tiranë/ I dënuar nga GJKKO me 6.8 vite burg, arrestohet 48-vjeçari me dy emra! Ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal
22 Shkurt, 12:53
-
Tiranë, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet me qëllim esktradimi 52-vjeçari
22 Shkurt, 10:51
-
Veliaj nxjerr pamjet e transformimit të parkut të Liqenit Artificial: Nuk ka burg pa gjyq që e ndal vrapin tonë
22 Shkurt, 10:22
-
I dënuar me 21 vite burg për vrasje, kapet i riu në Tiranë! Pritet ekstradimi drejt Spanjës (EMRI)
22 Shkurt, 10:17
-
Superiorja/ Humbja me Bylisin i kushton shtrenjtë, Partizani shkarkon trajnerin serb Veselinoviç! Shkak rezultatet e dobëta, pritet tekniku i ri
21 Shkurt, 21:33