Dy ukrainase gjenden të vdekura në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike! Dyshohet se ishin punonjëse seksi, shoqërohet shoqja (EMRAT)

TIRANË- Dy ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë gjetur të vdekura në një apartament me qira në Tiranë. Dy vajzat dyshohet se punonin në vendin tonë si punonjëse seksi, ndërsa deri më tani shkak i vdekjes thuhet se është mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike.

Ukrainaset janë gjetur të pajeta sot, 10 maj, nga shoqja e tyre, në një apartament në katin e tretë të një pallati që të treja e kishin marrë me qira prej gati një jave në rrugën e Dibrës.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se tre ukrainaset kanë konsumuar ilaçin xanas dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Ilaçi Xanax me përbërje droge, nëse merret në doza të mëdha krijon varësi dhe në disa raste nëse konsumohet me doza të mëdha ose bashkë me ndonjë ilaç tjetër shkakton edhe vdekjen.

Pas konsumimit të dy ilaçeve, dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar. Shoqja e tyre kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të pajeta, njëra prej tyre në kolltuk dhe tjetra në dysheme. Ajo është shoqëruar nga policia dhe qëndronte në vendin tonë prej rreth 2 muajsh. Ndërsa dy vajzat që humbën jetën, burime bëjnë me dije se kanë mbërritur në Tiranë më datë 1 maj.

Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat.

Ukrainaset kanë kërkuar xanax 2 ditë më parë në një farmaci në Tiranë dhe farmacistja nuk ka pranuar që ta shesë këtë ilaç pa recetë. Njëra prej ukrainaseve ka kafshuar në dorë farmacisten dhe më pas janë larguar. Farmacistja ka njoftuar në Policinë e Tiranës për ngjarjen e ndodhur, por dy vajzat ukrainase nuk janë lokalizuar për 48 orë, ndërsa sot u gjetën të vdekura.

Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
DETAJET/ Dy ukrainaset dyshohet se ishin punonjëse seksi! Shoqja u zgjua nga gjumi dhe i gjeti të vdekura, njëra në kolltuk, tjetra në dysheme

1715348611_tirane.jpg

Report Tv sjell detaje të reja nga vdekja e dy vajzave ukrainase në Tiranë, të cilët u gjetën në apartament nga shoqja e tyre të pajeta, ndërsa shkak dyshohet mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se 3 vajzat nga Ukraina kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri. Dy viktimat kanë ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre ka ardhur rreth 2 muaj më parë.

Në një  banesë në katin e tretë në rrugën e Dibrës qëndronin të treja prej një jave ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën. Faturat dhe pagesat janë vënë në dispozicion nga pronari i banesës. Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin xanas dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre e cila njoftoi policinë.

Ajo i ka gjetur njërën në dysheme dhe tjetrën në kolltuk me shkumë nga goja. Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat.

Ora 15:45
U zgjua nga gjumi dhe i gjeti të vdekura, detaje nga ngjarja në Tiranë! Shoqërohet në polici shoqja e dy ukrainaseve

1715348586_tirane.jpg

Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici shoqen e dy ukrainaseve që u gjetën të vdekura në një apartament në rrugën e Dibrës. Ajo është zgjuar nga gjumi dhe ka gjetur brenda në banesë dy shoqet e vdekura. Shkak i vdekjes dyshohet se është mbidoza nga ilaçet me përbërje narkotike.

Mësohet se dy ukrainaset që u gjetën të vdekura kanë mbërritur në vendin tonë në datë 1 maj, ndërsa shoqja e tyre që u shoqëria në Polici kishte 2 muaj në vendin tonë.

Ora 15:41
Vdekja e dy ukrainasve, Report Tv sjell pamjet nga pallati ku u gjetën të vdekura

 

Report Tv sjell pamjet nga pallati në rrugën e Dibrës, ku u gjetën të vdekura dy vajzat ukrainase, të cilat dyshohet se kanë vdekur për shkak të mbidozës së ilaçeve me përbërje droge.

Vajzat janë gjetur nga shoqja e tyre të pajeta brenda apartamentit me qira.

Të treja vajzat ishin përdoruese të ilaçit Xanax, ilaç që përdoret për trajtimin e ankthit me përbërje narkotike.

Ora 15:22
Vdekja e dy ukrainaseve, 2 ditë më parë shkuan për të blerë ilaç për ankth, farmacistja nuk ua dha! E kafshuan në dorë dhe ikën

Report Tv sjell të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku dy ukrainase u gjetën të vdekura në një apartament të marrë me qira ditore në rrugën e Dibrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhov, 2 ditë më parë kanë kërkuar që të blejnë në një farmaci ilaçin, Xanax. Por, farmacistja nuk ka pranuar që ta shesë këtë ilaç pa recetë.

Duke qenë se nuk e morën, njëra prej ukrainaseve ka kafshuar në dorë farmacisten dhe më pas janë larguar. Farmacistja ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës për ngjarjen e ndodhur, por dy vajzat ukrainase nuk janë lokalizuar për 48 orë, ndërsa sot u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre.

Por çfarë është ilaçi Xanax që kanë kërkuar dy ukrainaset?

Ky lloj ilaçi, tabletë me kokrra, përdoret zakonisht përdoret për të trajtuar ankthin dhe depresionin. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’. Por përdorimi i tij me doza të mëdha mund të çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, gjendje kome ose mbidoza e tyre në disa raste shkakton edhe vdekjen.

Marrja e këtij ilaçi sjell efekte si relaksi, qetësia, përgjumje. Por në disa vende të botës ky lloj ilaçi është kthyer në një problem, sidomos në SHBA pasi renditet në 10 barnat kryesore që shkakton vdekjen, pasi njerëzit e përdorin me doza të mëdha.

Efektet e këtij ilaçi largohen pas 8 deri në 12 orë pas konsumimit. Ky ilaç ndonjëherë mund të shkaktojë varësi.

Ora 14:53
Tiranë/ Dy ukrainaset u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre në një banesë me qira, pranë tyre edhe ilaçet

Dy ukrainaset Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeç janë gjetur të pajeta nga shoqja e tyre në një banesë me qira te Rruga e Dibrës në Tiranë.

Në dhomën e tyre janë gjetur edhe pilulat që dyshohet se i kanë konsumuar.

"Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainaseAntonina Kozachenko, 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova, 40 vjeçe", njofton policia.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 10/05/2024 22:18

    Gjynaf i madh kurse juve o bastarder qe komentoni pa gjynah ....

    Përgjigju
  • Arjani: 10/05/2024 21:11

    Gjynah, shume ashper Po gjykoni.

    Përgjigju
    • Oshqiptar: 10/05/2024 21:31

      Nje nga komentet e vetme me pak empati dhe njerzillek ne kete faqe… e habitshme vertet te shikosh nje koment qe ben thirrje per me teper butesi dhe harmoni pasi jemi mesuar vetem me dhune dhe mllef …

  • Emigrant: 10/05/2024 16:36

    Vellezerit e ketyre cupave ukrainase luftojn kundra rusit Kurse keto luftojn per te permiresiar demokracin ukrainase me pervoj shqiptare Zoterinj te policis kapni tutorey dhe futjani ndonji plum kokes ketyre skllavoprinare te demokracis

    Përgjigju
  • Real: 10/05/2024 16:21

    Airbnb jane problematike e madhe per banoret e nje pallati pasi rastet e prostitucionit dhe perdoruesve te drograve dhe atyre qe i fshihen drejteside jane te shumta. Duhet rregulluar me ligj perdorimi i tyre dhe pronaret duhet te detyrohen te deklarojne ne polici njelloj si hotelet per personat qe i shfrytezojne. Sa per Xanax eshte perralle per te mbuluar perdorimin e narkotikeve dhe ata qe i kane furnizuar.

    Përgjigju
  • France: 10/05/2024 15:43

    Rrac ma e keqe se jan ita ukrainasit lanen nam neper europe

    Përgjigju
    • Or tej: 11/05/2024 06:43

      Po bashkatdhetaret tane nuk lane nam neper bote duke u marre me gjithfare pislliqesh or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim