Detajet e raportit, Brukseli
shuplakë Llallës,vlerëson policinë 

Detajet e raportit, Brukseli<br />shuplakë Llallës,vlerëson policinë 
Ndërkombëtarizohet dështimit i institucionit të akuzës në Shqipëri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. Pas raportit fshikullues të PAMECA, i cili nervozoi edhe Presidentin e Republikës, apatia dhe puna e dobët e Prokurorisë reflektohet edhe në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Edhe pse tashmë ditët e saj janë të numëruara, për shkak të zbatimit dhe veprimit të ligjit për organet e reja antikorrupsion, raporti i Brukselit e vlerëson si të papërfillshme punën e Prokurorisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, gjithnjë në raport me pritshmërinë e BE dhe qytetarëve.

Kambanat bien për kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili është edhe drejtuesi i institucionit qendror të akuzës. Ndërkaq, nga ana tjetër, raporti vlerëson modernizimin e policisë, e cila sipas KE ka shkatërruar plantacionet e kanabisit. Ky konstatim është një shuplakë e fortë për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët u investuan hapur për të kushtëzuar çeljen e negociatave me luftën kundër kanabisit.

Brukseli jo vetëm e hodhi poshtë këtë kusht, por konstaton se policia ka shkatërruar parcelat e kanabisit, duke folur për një realit tjetër nga ai që paraqet opozita. “Vendi ka arritur njëfarë niveli përgatitje në luftën kundër krimit të organizuar. Është bërë njëfarë progresi, veçanërisht në identifikimin dhe shkatërrimin e plantacioneve me kanabis. Policia është modernizuar dhe bashkëpunimi policor ndërkombëtar është intensifikuar, veçanërisht me Europolin. Megjithatë, bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë duhet forcuar më tej për të shkatërruar në mënyrë më efektive rrjetet kriminale.

Numri i dënimeve të formës së prerë në çështjet e krimeve të organizuara është ende i ulët, duke shënuar vetëm një rritje të vogël vitet e fundit. Hetimet financiare lidhur me grupet e organizuara kriminale nuk përdoren sistematikisht dhe në mënyrë efektive. Numri i ngrirjes dhe konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme mbetet shumë i ulët”, thuhet në raport.

Për korrupsionin
Konstatimi i Brukselit për luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivele të larta është i pandryshueshëm. Duhet të përmirësohen hetimet proaktive dhe duhet luftuar korrupsioni në nivele të larta.“Është miratuar ligji për mbrojtjen e bilbil-fryrësve. Prokurorët dhe punonjësit e policisë fituan më shumë akses në regjistrat kombëtarë elektronikë, me qëllim që të shkëmbenin informacione sensitive dhe të rrisnin efikasitetin e hetimeve. Përparim të mëtejshëm për të konsoliduar një historik të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve. Më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Hetimet proaktive, vlerësimet sistematike të riskut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të përmirësohen. Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”, thuhet në raport.
 
Raporti
“Pas raportit fshikullues të PAMECA, i cili nervozoi edhe Presidentin e Republikës, apatia dhe puna e dobët e Prokurorisë reflektohet edhe në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë”.
 
Për kanabisin
“Vendi ka arritur njëfarë niveli përgatitje në luftën kundër krimit të organizuar. Është bërë njëfarë progresi, veçanërisht në identifikimin dhe shkatërrimin e plantacioneve me kanabis”.
 
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime