Komuna e Ferizajt në Kosovë u trondit pasditen e së premtes, pasi një dasmë u kthye në tragjedi. Në oborrin e një restorantit fshatin Bibaj, Sadri Sadriu, gjyshi 89-vjeçar i dhëndrit është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën.
Festim Ramadani, zyrtar i policisë së Kosovës, Festim Ramadani qëlloi me armë drejt 89-vjeçarit Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës. Viktima mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas krimit, të cilin e kreu gjatë kohës që nuk ishte në detyrë zyrtare autori u dorëzua më pas në Polici, ndërsa më vonë u arrestua edhe një person i dytë, që dyshohet se e ndihmoi.
Gazeta Nacionale në Kosovë shkruan se 89-vjeçari dyshohet për pedofili, pasi motivi i vrasjes ishte dhunimi i 2 motrave të mitura të autorit Festim Ramadani, i cili viktimën e kishte burrë tezeje. Madje kjo media pretendon se për dhunimin ishte në dijeni edhe vetë Osmani dhe bashkëshorti i saj.
Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk ka dijeni.
’I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.’’ tha ajo, duke paralajmëruar padi ndaj medias që publikoi detaje të tilla.
Sipas Gazetës Nacionale, Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu. Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.
Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani, të publikuara nga Nacionale.
Prokuroria e Ferizajt ka reaguar për vrasjen e 89-vjeçarit në dasmë. Prokuroria njofton se ka kërkuar 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e të moshuarit Sadri Sadriu. Ky i fundit është xhaxhai i bashkëshortit së Presidentes Vjosa Osmani.
Prokuroria ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes, ku sipas saj gjithçka ka ndodhur në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në Ferizaj.
Sipas organit të akuzës, autori i vrasjes Festim Ramadani, sapo i moshuari ka hyrë në parkim, i është afruar dhe e ka qëlluar me armën e shërbimit. Autori është polic, por në momentin e vrasjes ka qenë jashtë shërbimit. Ndërsa i akuzuari tjetër ka pasur një send të fort në duar dhe i është vërsulur të moshuari.
Por, Ramadani e ka qëlluar disa me armë dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga të shtënat janë rrezikuar edhe persona të tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi do të organizohej një dasmë.
Nga hetimet paraprake, Prokuroria e Ferizajt nuk jep ndonjë shkak se përse ka ndodhur vrasja, por thotë për motive të ulëta.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Festim Ramadani, dhe J.M., për rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri Festim Ramadani, për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri Festim Ramadani, me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria e Ferizajt.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit, ku u ekzekutua me armë zjarri xhaxhai 89-vjeçar i bashkëshortit të saj.
Osmani, përmes një reagimi në Facebook, shkruan se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që çuan në vrasjen e mbrëmshme.
Presidentja e Kosovës ka thënë se shkrimet e mediave për këtë çështje nuk janë të vërteta, duke kërkuar hetimin e tyre.
"Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera. I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.
Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.
Kjo lidhje e rrejshme dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.
Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë", shkruan Osmani.
A eshte ne Mes te ngjarjes Berat Buz- halja? Lajmin eshte i sterfryee dhe defirmuar qellimisht.89 vjec dhe Ka ngacmuar seksualisht? Ai ,ne ate moshe nuk eri dot me kembe ,Jo te beje akte seksuale.se dyti,"nje i aferm i burrit".E c' lidhjet Ka kjo me te afermin e burrit,qoftw Edhe burri i saj me te afermin.E mori ne mbrojtjen?Jo Po Berati nga e di se Osmani Ka qene ne dijeni per te afermin e burrit?Dikur lexova se " Osmani Ka prishue mardheniet me Maqedonine per canten e saj".Ndersa shkelja e protokilleve nderkombetare- ndaj presidentes se nje vendi,nuk paskan vlere.Pra dinjiteti i shtetit te kosoves qenkan pa' vlere.Konkluzioni:- qendrimi i qellimshem ndaj presidentes se Republiken se kosoves.Tjeter gje mendimin im personal ndaj Albinit apo Vjoses,tjeter gje ajo qe thurwt e tirret ndaj presidentes qellimisht,ne menyre te paramenduar.Si gjithenje Berati Buz- halja
Përgjigju