Detajet/ Si u vra babai i Andrea Kalemit dhe dy të tjerët! Autorët erdhën me makinë të zezë, njëri zbriti dhe qëlloi me breshëri kallashi

 Të paktën 3 autorë dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë në Memaliaj, ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient. Po ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi.

Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë me një makinë të zezë. Kanë ardhur nga qendra e Memaliajt dhe kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Njëri ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi.

Më pas autorët janë larguar drejt Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur edhe mjetin e përdorur në krim.  


Lajmi kryesor:

Atentat me tre të vrarë në Memaliaj/ Ekzekutohet me breshëri kallashi babai i Andrea Kalemit, i plagosin xhaxhanë! Vritet klienti e kamarieri! Pistë hetimi hakmarrja (VIDEO)


SI.E./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Frutat me pak sheqer, ja pse duhet ti përfshini në dietën tuaj

Frutat me pak sheqer, ja pse duhet ti përfshini në dietën tuaj