Tirane- Gazetari Artan Hoxha që siguroi videon e publikuar ekskluzivisht në Report Tv, video e cila tregon 7 sekondat që i janë dashur autorit të vrasjes së Boran Bërçanës dhe Silvana Ndocit, tregoi sot në studion e lajmeve edhe detaje të pazbuluara më parë.
Ai tha se një nga arsyet pse vendosi ta publikojë këtë video është për shkak të faktit se policia e ka të vështirë të identifikojë autorin e krimit. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një njeri të përgatitur, jo vetëm në logjistikë e bazë materiale por edhe të stërvitur mirë. Madje për të zhdukur gjurmët e barutit pas krimit, siç thotë gazetari, autori ka përdorur urinë.
“Ka qenë aq i kujdesshëm dhe i saktë sa ka pastruar krejt skenën e krimit. Këto janë gati vrasje perfektë. Me sa di unë për ngjarjen janë shoqëruar edhe 23 persona. Në këtë histori rezulton një detaj shumë interesat. Në rastin konkret autori i ka pastruar duart me urinë. Unë dija që ka përdorur benzinë, por edhe urina ishte një element shumë i fortë që pastron gjurmët e barutit të ekzekutorit.
Gazetari investigativ Artan Hoxha