Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga masakra e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta, detaje tronditëse vijojnë të zbulohen.
Familjarët që kanë shkuar të parët në vendngjarje kanë treguar se djali i vogël, Ledioni, 8 vjeç është gjetur i vrarë teksa në dorë mbante bukë.
8 vjeçari ka qënë duke ngrënë drekë kur ka dëgjuar krismat dhe ka dalë jashtë për të parë ç’po bëhej. Aty është pikasur nga Ritvani, i cili e ka qëlluar Ledionin me tre plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Ridvan Zykaj pas ngjarjes u arrastis dhe u kap 12 orë pas ngjarjes në dalje të Selenicës.
24-vjeçari do të dalë para trupës gjykuese së Vlorës, ditën e hënë në orën 10:00.