Deti, emrat e 12 zyrtarëve që
do të negociojnë me Greqinë

Deti, emrat e 12 zyrtarëve që<br />do të negociojnë me Greqinë<br /><br>
Ministri i punëve të Jashtme Ditmir Bushati i ka dërguar presidentit Ilir Meta propozimin me 12 emrat e negociatorëve shqiptarë me palën greke. Report TV disponon listën me 12 emrat në krye të së cilës janë Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe gjenerali Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare. Tre emrat e tjerë të negociatorëve janë Artur Mecollari nga ministria e Mbrojtjes, një oficer karriere i kthyer pak kohë më parë nga një mision i rëndësishëm në Afganistan. Arsen Mullai dhe ish-ministri Energjetikës Viktor Doda janë dy emra të tjerë të propozuar.

Në listën dërguar presidentit janë edhe dy gra, Aida Hajna-Zv/drejtoreshë e Policisë së Shtetit si dhe Elira Kokona, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë. Një emër i njohur i diplomacisë shqiptare si Qirjako Qirko aktualisht ambasador i Shqipërisë në Londër ish sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, njohës i mirë i dosjes Shqipëri-Greqi dhe pjesë e negociatave Bushati Kotzias në Kretë dhe Korçë. Gjithashtu ministri Bushati ka dërguar emrat e negociatorëve të tjerë të cilët janë  Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN, Ferdi Hysaj- nga Instituti Gjeografisë, Luan Bërzhita-nga Instituti i Arkeologjisë si dhe Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës.

Tashmë pritet përgjigja e Presidentit Ilir Meta, nëse janë plotësuar të 10 kushtet që kërkoi për të dhënë autorizimin për plotfuqinë për nisjen e negociatave me Greqinë për një marrëveshje për kufirin detar. Kryeministri Rama u shpreh mbrëmë se pas sqarimeve, pret që Meta të bëjë detyrën duke dhënë autorizimin për negociatat. “Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problemet me Greqinë, të nënshkrimit të një marrëveshje të re” deklaroi ai.

12 negociatorët e Shqipërisë
Armand Skapi -Ministria e Jashtme
Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare
Artur Mecollari - Kapiten i parë i Forcave Detare

Arsen Mullai -  Drejtor i Përgjithshëm i AKBN
Viktor Doda - Drejtor i Përgjithshëm i shërbimit gjeologjik shqiptar
Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN
Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër
Elira Kokona- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë
Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës


disa prej zyrtareve marrveshja detit me greqine
Disa prej negociatorëve të marrëveshjes me detin me Greqinë

Kush ishin 10 kushtet e Metës për të marrë plotfuqinë
Para marrjes së plotfuqisë duhet të miratohet më parë në parim një projektmarrëveshje nga Këshilli i Ministrave.
Ministria e Jashtme duhet të përgatisë një projektmarrëveshje.
Ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara.
Jepen arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes.
Jepen përparësitë e marrëveshjes
Jepen rezultatet e pritshme të marrëveshjes.
Jepen efektet financiare që rrjedhin nga zbatimin e marrëveshjes.
Jepet përputhshmëria me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare.
Bëhet evidentimi dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes.
Pas marrjes së mendimeve, ministria kompetente bashkërendon e reflekton në tekst propozimet dhe komentet e institucioneve të përmendura.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë