Deti i ndaluar, sarandjotët nuk i rezistojnë! Lahen në sy të policisë (VIDEO)

Saranda është një zonë e gjelbër dhe me lehtësi të mëdha krahasuar me zonat e kuqe, por me një kufizim: Nuk lejohet ende të bëhet plazh për shkak të rrezikut të rritjes së infeksionit.

Pavarësisht se është e ndaluar, sarandjotët kanë zgjedhur të pushojnë në breg të detit. Numri i plazhistëve është i konsiderueshëm, në kundërshtim të hapur me rregullat e vendosura nga qeveria në kushtet e pandemisë. Qytetarët lahen në det dhe marrin rreze të pashqetësuar nga forcat e policisë, të cilët janë aty pikërisht për të garantuar respektimin e rregullave anticovid.

Fakti se nuk është vendosur se si do të zhvillohet turizmin bregdetar në këtë periudhë pandemie ka bërë që qeveria ende të mos shpallë zyrtarisht hapen e sezonit turistik, edhe pse temperaturat e larta na kanë shoqëruar që në fillim të majit, por kjo nuk pengon më qytetarët e Sarandës të nisin plazhin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha 2: 23/05/2020 18:14

    Ore gjithe bota jashte ca kufizimesh behen ketu !! Ne gerqi ngjitur byth me byth njerezit ne plazh!! Ky po na mban akoma me orare!! Vetem per teatrin dalin ne proteste !! Jemi komb I cuditshem vertet!! Mire na I ben...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje