Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës se deputetit të PD, Shehu për të raportuar në komisionin e Politikës së Jashtme. Shehu deklaroi sot se do të kërkojë që Meta të jetë i pranishëm në komision për një seancë dëgjimore për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Ndërsa vetëm pak minuta më pas, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi konfirmoi për Report Tv se Meta është gati për të shkuar në seancë kur të thërritet. Tritan Shehu u shpreh në komision se “Do të kërkojmë që këtu të vijë edhe Presidenti, pasi u bënë shumë lojëra fjalësh dhe akuza”.

Ndërkohë i pranishëm në komision Bushati kërkoi që në seancën që të thërritet Presidenti Meta, të jetë i pranishëm edhe ai. “Në komisionin e Jashtëm të jem edhe unë prezent kur të vijë Presidenti” tha kërkoi Bushati. Bushati nuk kurseu ironinë sot për Presidentin, ndërsa akuzoi opozitën për sulmin ndaj kolonel Meçollarit. 

d.b/shqiptarja.com