Deti përparon drejt tokës, ‘përpin’ 1420 hektarë në Fier! (VIDEO)

FIER- Çdo vit e më shumë deti po përparon drejt tokës. Në bregdetin e Semanit ky fenomen është krejtësisht i dallueshëm me kullën e ujit në brendësi të detit.

Drejtori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Qarkun e Fieirt,  Asqeri Rukaj tha në intervistë për Report TV se në tre dekada deti ka përpirë 1420 hektarë tokë bujqësore.

“Vitet e fundit deti ka përparuar në tokat bujqësore. Ka dëmtime në Seman dhe Rremas, deti ka avancuar 700 deri në 800 metra në brendësi të tokës. Dëmtimi  shkon deri në 1420 hektarë”, tha ai.

Si në Seman të Fierit ashtu dhe në fshatin Rremas të Lushnjes, brigjet ranore po zhduken. 

“Në Seman ish-kabinat e plazhit nuk ndodhen më edhe kulla e ujit ishte 500 metra larg në breg dhe tani ajo është brenda në det. Fenomen i tillë edhe një Rremas të Bashkisë së Lushnjes ka dëmtime, ndërsa në Divjakë deti është larguar”, shtoi ai.

Sipas studimeve, erozioni detar në Seman përfshin një vijë bregdetare prej 28 kilometrash dhe është fenomen natyror që vjen prej proceve tokë formuese.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT