'Detoksi' i Bashës me kandidaturat për deputetë

'Detoksi' i Bashës me kandidaturat për deputetë

Lulzim Basha dhe Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave

Procesi i skualifikimeve të kandidatëve për deputetë që ka organizuar Partia Demokratike i përngjan një procesi “detoksi” që zakonisht aplikohet kur trupi e ka tepëruar me abuzime. Detoksi  është një proces i heqjes fiziologjike të  substancave toksike nga një organizëm i gjallë, duke ju kthyer jetës së shëndetëshme.

Procesi i “detoksizimit” të PD është procesi i heqjes së kandidaturave helmuese nga listat për deputetë.

Kështu në çdo qytet të Shqipërisë, disa anëtarë të Partisë Demokratike, do shkojnë të tregojnë me votë, se cili është elementi toksik i PD në atë listë.

Problemi që ka PD pas këtij votimi qesharak, është se ndryshe nga procesi i detoksit shëndetësor që kryejnë shpesh njerëzit për t’u kthyer në normalitet, ky proces nuk e çon PD-në në normalitet, por toksikon më tej mjedisin politik të saj.

Përfytyro se çfarë ndjen një kandidat i cili shpallet “dele e zezë” e listës së paraqitur. Eshtë më së paku një kundërshtar i PD që nga ai moment.

Por ajo që është më e keqja, është pjesa tjetër që nuk janë skualifikuar, nuk do të thotë që përbëjnë vlera, pasi gara është se kush është më i keqi, dhe jo kush është më i miri.

I gjithë ky teatër është bërë pikërisht që kandidatët të mos votohen nga demokratët, por të jenë në dorë të Bashës. Ose e thënë ndryshe, “të këqinjë” të bëhen anëtarët, kurse dhuratat t’i shpërndajë kryetari.

Në një votim normal, duhet të aplikohej parimi i listës së hapur, dhe demokratët të votonin, atë kandidat që donin më shumë. Kjo do të ishte një renditje morale për listën e PD, pasi do të ofronte një prirje se kush duhet të ishte në lista.

Me këtë votim ku përjashtohet vetëm njëri, përveçse prodhon një diskriminim ndaj një kandidati, nuk prodhon një listë vlerash. Kjo vetëm sa shton pabarazinë në garë dhe prodhon një energji negative e cila mund ta dëmtojë PD, më shumë se sa lista “Basha” e 24 orëve të fundit më 2017.

Formula është e thjeshtë. Nëse vendos t’i zgjëdhësh kandidatët nga baza duhet të bësh garë dhe anëtarët  të përzgjedhin kandidatët që vetëofrohen si të tillë, pas një seleksionimi formal kriteresh.

Nëse jo duhet të marrësh vetë përgjegjësinë e hartimit të një liste, me të cilën fiton ose humbet bashkë me ta.

Problemi që ka Basha është se nuk do që të të quhet që është ai autor i listës, ndërkohë që është autor i listës, pasi në rast humbje, nuk do të iki bashkë me listën, por do t’ua lërë përgjegjësinë këtyre që u është mbushur mendja sikur votojnë sot.

Dhe kështu, në vend t’i bëjë “detoks” PD-së duke hequr më të keqin, në fakt e toksikojnë atë më keq, pasi janë lënë në dorë më të keqit për t’iu zgjedhur kandidatët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 27/09/2020 19:44

    Po PD ja kane bere menderin te vetit pa le pastaj mbare shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij