Deri në fund të prillit të këtij viti, janë krijuar sërish detyrime financiare të institucioneve qendrore shtetërore ndaj subjekteve private, pavarësisht nga shpallja e politikës së eliminimit të tyre katër vjet më parë.
Qeveria ndoshta ka arritur të shlyejë detyrimet e krijuara gjatë periudhës së Ekzekutivit Berisha, por gjithsesi aktualisht llogariten në 16.5 milionë euro detyrimet e prapambetura ndaj individëve dhe bizneseve, në forma të ndryshme.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, për 4-mujorin e parë të vitit 2017 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 414.9 milionë lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës- Kanalizimeve dhe aparati i MTI.
Debitori më i madhë është Autoriteti Rrugor, me detyrime të krijuara rishtaz në vlerën 361.7 milionë lekë, ndërsa Ujësjellës-Kanalizime ka detyrime të krijuara rishtaz në vlerën 53.2 milionë lekë.
Përsa i përket periudhës 1 janar 2016 – 30 prill 2017, detyrimi i akumuluar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës arrin në vlerën 557.3 milionë lekë ose 4.2 milionë euro.
Ministria e Arsimit dhe Sportit për 4-mujorin e parë të vitit 2017 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 35.7 milionë lekë. Lidhur me periudhën 1 janar 2016 – 30 prill 2017, detyrimi i akumuluar është 39.5 milionë lekë.
Ministria e Drejtësisë për 4-mujorin e parë të vitit 2017 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 38.2 milionë lekë. Përsa i përket periudhës 1 janar 2016 – 30 prill 2017, detyrimi i akumuluar është 239.4 milionë lekë.
Ministria e Shëndetësisë për 4-mujorin e parë të vitit 2017 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 1.2 milionë lekë, detyrim i lindur nga vendim gjyqi i formës së prerë. Në total, detyrime të akumuluara nga 1 janar 2016 deri në 30 prill 2017 janë 14.1 milionë lekë.
Ministria e Punëve të Brendshme për 4-mujorin deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 427.7 milionë lekë, nga të cilat 274.2 milionë lekë janë vendime gjyqësore te
Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera vartëse. Në total, detyrimet e akumuluara nga 1 janari 2016 deri më 30 prill 2017 llogariten në 669.1 milionë lekë.
Ministria e Financave për 4-mujorin e parë të të vitit deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 103.7 milionë lekë. Detyrime këto, të ardhura si pasojë e vendimeve gjyqësore.
Ministria e Zhvillimit Urban për 4 mujorin deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 303.8 milionë lekë, të cilat janë vendime gjyqësore. Në total, detyrimet e akumuluara nga 1 janari 2016 deri më 30 prill 2017 janë 326.0 milionë lekë.
Ministria e Mjedisit raporton një vlerë prej 15.6 milionë lekësh të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për 4-mujorin e parë të vitit 2017. Përsa i përket periudhës 1 janar 2016 – 30 prill 2017, detyrimi i akumuluar është 57.3 milionë lekë, të gjitha për vendime gjyqësore për largim nga puna.
Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, në lidhje më detyrimet e krijuar rishtazi për rimbursimin e TVSH-së, raporton se ka krijuar detyrime të reja në vlerën 19.9 milionë lekë për 4-mujorin dhe ka 29.9 milionë lekë detyrime të akumuluara nga janari 2016.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com