Detyrimet tatimore i faturohen aksionerit dhe bllokohen llogaritë, tërhiqet Ministria e Financave, udhëzimi do modifikohet

Ministria e Financave është tërhequr nga Ines Mucostepa. 'Udhëzimi nr. 44 i cili vendoste arbitraritetin e administratës tatimore mbi llogarite personale të ortakëve, aksionareve dhe administratorëve u vendos të modifikohet". Sipas saj udhëzimi sillte arbitratitet, korrupsion dhe cenim të pronës private, e cila mbrohet në Kushtetutë. Ministria e Financave pak ditë më parë ndryshoi udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive bankare. Pasi të zbatojë të gjithë format për mbledhjen e borxhit përfshirë edhe sekuestrim të pasurive dhe shitje të tyre, administratës tatimore ju dha e drejta që borxhi i pashlyer tu faturohet ortakëve, administratorëve dhe aksionerëve të kompanisë që ka edhe detyrimet tatimore të papaguara. Ky ndryshim u kundërshtua nga 22 dhoma tregtie dhe shoqata të sipërmarrjes në vend, të cilët i kanë dërguar një kërkesë të përbashkët Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë duke i konsideruar ndryshimet e reja në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare. Bizneset shprehen se dhe bllokimi i llogarive duhet të bëhet vetëm në rast se ka një vendim të formës së prerë nga gjykata.">Udhëzimi nr. 44 i cili i jepte të drejtën administratës tatimore që të bllokonte llogaritë bankare të aksionerëve, ortakëve dhe administratorëve në rast se biznesi nuk paguante detyrimet tatimore.

Udhëzimi pritet t'i nënshtrohet një modifikimi. Lajmin e ka dhënë për Report Tv, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Mucostepa.

'Udhëzimi nr. 44 i cili vendoste arbitraritetin e administratës tatimore mbi llogarite personale të ortakëve, aksionareve dhe administratorëve u vendos të modifikohet", shprehet ajo. 

Sipas saj udhëzimi sillte arbitratitet, korrupsion dhe cenim të pronës private, e cila mbrohet në Kushtetutë.

Ministria e Financave pak ditë më parë ndryshoi udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive bankare. Pasi të zbatojë të gjithë format për mbledhjen e borxhit përfshirë edhe sekuestrim të pasurive dhe shitje të tyre, administratës tatimore ju dha e drejta që borxhi i pashlyer tu faturohet ortakëve, administratorëve dhe aksionerëve të kompanisë që ka edhe detyrimet tatimore të papaguara.

Ky ndryshim u kundërshtua nga 22 dhoma tregtie dhe shoqata të sipërmarrjes në vend, të cilët i kanë dërguar një kërkesë të përbashkët Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë duke i konsideruar ndryshimet e reja në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare.

Bizneset shprehen se dhe bllokimi i llogarive duhet të bëhet vetëm në rast se ka një vendim të formës së prerë nga gjykata.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim