Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë kërkuar shkarkimin e pedagogut Zenel Shalari, pasi e akuzojnë për korrupsion dhe tregti të detyrueshme të librave. Përmes një peticioni me dhjetëra nënshkrime, në kuadër të aksionit të Lëvizjes për Universitetin, studentët duan largimin e këtij pedagogu.

Menjëherë pas peticionit të studentëve, dekanati ka vendosur të pezullojë nga detyra pedagogun Shalari.

Njoftimi i plotë i studentëve:
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në kuadër të aksionit të Lëvizjes për Universitetin kundër korrupsionit dhe tregtisë së detyrueshme të librave, kanë realizuar një peticion me dhjetëra nënshkrime, duke çuar ne shkarkimin e pedagogut Zenel Shalari.

Aksioni kundër zhvatjes së organizuar të xhepave të studenteve do të vazhdojë, si ndaj zhvatjes me tarifa dhe toefla të qeverisë, po ashtu edhe ndaj korrupsionit brenda klasave shkollore.

U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të universitetit publik të bashkohen kundër zhvatjes dhe padrejtësisë, me peticione dhe protesta. Vetëm asgjë nuk është e mundur dhe bashkë asgjë e pamundur! LËVIZJA PËR UNIVERSITETIN