TIRANE - Vendosja në qarkullim në Greqi e një monedhe paralele me euron do ta ndihmonte vendin të mbetej në zonën e euros dhe të përmbushte detyrimet e veta ndaj kreditorëve, shkruante gjermanja “Die Post Reinische”, që u referohet rezultateve të studimeve të ekonomistëve të “Deutsche Bank”.

Monedha e re, e cila propozohet të quhet “Geuro”, do të ishte shumë e zhvleftësuar kundrejt euros dhe qeveria e vendit do të kishte mundësi të forconte kursin e saj me ndihmën e reformave strukturore dhe politikë të rreptë buxhetoro-tatimore, të cilat në të ardhmen do të bënin që Greqia të rikthehet te monedha e përbashkët evropiane.

Në të njëjtën kohë, në “Deutsche Bank” e quajnë pak të besueshëm refuzimin e plotë të përdorimit të euros nga vendi, meqenëse shumica e popullsisë greke dëshiron të ruajë monedhën e përbashkët.