Devijimi i Vjosës, Bushati: Nuk do
të kthehet në problem me Greqinë!

Devijimi i Vjosës, Bushati: Nuk do<br />të kthehet në problem me Greqinë!
TIRANE - Devijimi i mundshëm i lumit Vjosë, nuk do të kthehet në çështje problematike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Deklarata është bërë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një dalje për mediat në përfundim të samitit të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore) që u mbajt sot në Tiranë.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati tha se gjatë takimit me zëvendësministrin e jashtëm grek Niko Hundis në Tiranë, është biseduar ndër të tjera, edhe në lidhje me projektin grek për devijimin e mundshëm të lumit Vjosa. Dhe nga ky takim, Bushati theksoi se është përsëritur qëndrimi i qeverisë shqiptare, që çështjet të mos shtohen, por të adresohen në frymën e së drejtës ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, kreu i diplomacisë shqiptare, tha se ashtu si me qeverinë e Samaras, edhe me atë të Tsipras, zgjidhja e çështjeve të tilla do të bëhet duke respektuar dokumentet dhe konventat ekzistuese ndërkombëtare.

“Çdo ministerial, krijon mundësi për të zhvilluar edhe takime dypalëshe. Kam takuar pothuaj të gjithë përfaqësuesit. Kemi diskutuar për të gjithë progresin e shënuar nga shtatori 2013 dhe natyrisht duke iu referuar çështjes jo thjesht të Vjosës më është dhënë mundësia të ritheksoj atë qëndrim që qeveria shqiptare ka mbajtur, që ato çështje problematike nuk duhet të shtohen, por të adresohen në frymën e së drejtës ndërkombëtare. Siç kemi bërë me qeverinë e Samaras, besoj se e njëjta frymë do të vazhdojë me qeverinë e re lidhur me çështje që kërkojnë zgjidhje, bazuar mbi dokumentat ekzistues, që janë detyrues për dy vendet tona. “ theksoi në fjalën e tij Ministri Bushati
 
Projekti grek për devijimin e mundshëm të lumit Vjosa ka ndeshur në kundërshtimin e opinionit publik dhe të qytetarëve të cilët janë ngritur në protesta këto ditët e fundit për këtë fakt. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës