Devijohet avioni i linjës Pescara-Rinas i kompanisë Wizz Air, qytetarja denoncon në Report Tv: Nuk na dhanë asnjë shpjegim

Një qytetare ka denoncuar në Repot Tv për devijimin e avionit së kompanisë Wizz Air. Qytetarja denoncoi në redaksinë e Report Tv se duhej të mbërrinte në orën 14:50 në aeroportin ‘Nënë Tereza’ por avioni i i linjës Pescara-Rinas Wizz Air devijoi.

Qytetarja tregon se sapo preku tokën e Rinasit, avioni u nis në fluturim drejt Brindisit. Ajo thotë se janë 250 pasagjerë.

“Duhet të mbërrija në orën 14:50 në aeroportin ‘Nënë Tereza’, por avioni i 'Wizz Air' devijoi.

Sapo avioni preku tokën në Rinas, u nis në fluturim drejt Brindisit, jemi rreth 250 pasagjerë”- i tha ajo redaksisë së Report Tv.

Qytetarja u pyet edhe në një lidhje Live në Report Tv ku tha se nuk ka se ne kë kontakton nga Kompania. Ajo u shpreh se nuk i kanë dhënë informacion nëse do u duhet të kalojnë natën aty apo do nisen.

“Ne nuk dimë përfundimin se vetëm ndodhin këto gjëra. Asnjë nuk na jep shpjegim,. Nuk dimë as ku është kompania këtu. S’na jepet shpjegim as kur do niset avioni. Nuk na kanë thënë asgjë, hiç. Jemi në ajër prandaj ju mora juve të paktën të na jepni ndonjë sinjal të flemë këtu apo do ikim.

Nuk kemi me kë të kontaktojmë, nuk ka këmbë robi këtu.”- tha qytetarja.

Orari kur duhet të zbriste qytetarja në Rinas

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eral: 28/05/2023 06:37

    Low cost mi zoje !!! Me dy aspra do vere te mire ????! Plonci osht i lire????????! Kapitalizem mi gru , fitimi mbi te gjitha !! Filloni tani :  E ka fajin qeveria ????????????

    Përgjigju
    • Babastar: 30/05/2023 17:30

      Po mor DAC ferrash kush e Ka fai ku esht qeveria Jon te kerkoi llogari .po' qeke nji komunist ti qe se paske shokun

    • Drini: 29/05/2023 18:42

      Po qeveria kontrollon, se ajo ka ber kontrate dhe i ka dhen lishencen per tu sherbyr shqipetareve.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro