Polcia ka arrestuar shtetasin Ylli Zhuleku, 54 vjeç, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit,Sh.H., 51 vjeç.
Gjatë kontrollit në makinën që posedonin dy personat janë gjetur dy çifte, dy elektrike dhe një sasi fishekësh.
Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e Ylli Zhulekut u gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente, ndërsa në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet dhe u bllokua një armë gjahu çifte.
[gallery]23713[/gallery]
Njoftimi i Policisë Devoll
DEVOLL
Vijon zbatimi i planit të masave për "Parandalimin e goditjen e veprimtarive kriminale në drejtim të paligjshmërisë".
Ushtronin gjueti të paligjshme në "Parkun Kombëtar të Prespës" duke shkelur "Ligjin për Moratoriumin e Gjuetisë".
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër.
Gjatë kontrollit në mjetin si edhe banesat e tyre iu gjetën e bllokuan 4 armë gjahu, një sasi municionesh luftarake, si edhe elektrikë dore të cilët përdoreshin për këtë aktivitet.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Ylli Zhuleku, 54 vjeç, banues në fshatin Tren.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër-Devoll.
Më datë 01.09.2017, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar
në afërsi të fshatit Tren, brenda "Parkut Kombëtar të Prespës", kanë konstatuar shtetasit Ylli Zhuleku dhe Sh.H, në mjetin me targa DV2188A, për të cilët lindën dyshime se ushtronin gjueti të paligjshme në këtë zonë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e mësipërm, iu gjetën e bllokuan:
2 armë gjahu(Çifte),
2 ndriçues elektrikë si edhe një sasi fishekësh çifte.
Gjithashtu kontrollet e Policisë kanë vijuar edhe në banesat e këtyre shtetasve, ku konkretisht tek banesa e Ylli Zhulekut iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente.
Si edhe në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet e bllokua një armë gjahu çifte.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 278/4 e 280 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com