Hidhet për konsultim drafti i minsitrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ku parashikohet shtyrja me 5 vite e moratoriumit të ndalimit të ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë. 

" Projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” ka si qëllim që të ndalojë ushtrimin e aktivitetit të gjuetisë me synim vijimin e përmirësimit të gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie (dhe jo vetëm). Objektivi kryesor që synohet të arrihet me këtë akt lidhet me krijimin e qetësisë dhe kushteve të favorshme për rimëkëmbjen e llojeve të faunës së egër objekt gjuetie, por dhe të llojeve të tjera të cilat nuk janë objekt gjuetie dhe që ndikohen nga gjuetia e paligjshme", thuhet në relacion.

Edhe pse nga moratoriumi erdhën rezultate pozitive sa i përket shtimit të popullatave të faunës, të cilat për disa specie ishin në minimumin jetik, sipas specialistëve, është e domosdoshme shtyrja e afateve.

 

Moratoriumi gjuetise - Projektligji

Moratoriumi gjuetise - Relacioni