Ndërkohë që vijon aksioni antikanabis i policisë Lazarat, një tjetër sasi lëndësh narkotike është sekuestruar në Devoll. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një 55-vjeçari në fshatin Tren të Devollit, u gjetën dhe sekuestruan 40 rrënjë kanabis sativa.
 
Policia ndërkaq, arrestoi në flagrancë 55-vjeçarin Raif Xhaxha.