Është ky konkluzioni i hetimeve paraprake të arritur nga prokuroria e Korçës dhe Policia e Shtetit, e cila ka arrestuar po ashtu Mendar Burnazin, të njohurin e Alliut pasi sipas hetimeve Burnazi ka dhënë deklarime të rreme para oficerëve të policisë.
I dëmtuar në këtë ngjarje ka mbetur dhe Daniel Tole, i cili ka njohur para hetuesve si person që ka qenë i pranishëm ne fshatin Bracajn në afërsi të një kapanoni ku ata janë sulmuar dhe David Myrten.
Sipas prokurorisë në datë 18 mars 2017, rreth orës 20:40, është marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Braçanj,rrethi Devoll janë gjetur të dëmtuar tre shtetas të cilët kanë kërkuar ndihmë në fshatarët. Të dëmtuar janë shtetasit Zarif Alliu, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi.
Kërkuan ndihmë tek fshatarët
Njoftimi është bërë nga fshatarë të zonës ku kishin trokitur të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi për ndihmë. Në momentin e parë ka shkuar Policia e Komisariatit të policisë Devoll, ku gjatë intervistimit të njërit prej të dëmtuarve konkretisht Danjel Tola, jemi orientuar mbi ngjarjen, pasi i dëmtuari tjetër Mendar Burnazi, si argumenta të ngjarjes i lidhte me emigrimin nga kufiri jeshil, ndërsa i dëmtuari Daniel Tola nuk nxirrte këtë argument thjesht që kishte shkuar për të marrë shokët e tij, pasi e ishte kërkuar nga Mendari në telefon.
Sipas shtetasit Daniel Tola, pasi është telefouar nga Mendari i është kërkuar të shkonte në fshatin Brançanj se dhe taksinë që do merrte do ja paguante ai. Ka marrë taksi në qytetin e Bilishtit dhe është nisur në drejtim të fshatit Braçanj.
Taksia kushtonte 1500 lekë. në momentin që është afruar në fshat nga numri i Mendarit është telefonuar sërish duke e orientuar për të qëndruar në afërsi të fshatit në rruga që njihet si rruga e varrezave rreth 20 metra pa hyrë në fshat.
Disa persona
Ne momentin e qëndrimit nga një magazinë aty afër ka dalë një person që i dëmtuari e përshkruan në deklarimet e tija, i ka parë fytyrën në ndriçimin e makinës dhe ka fiksuar xhupin që mbante veshur ky person.
Personi që ka dalë nga kjo magazinë i ka kërkuar Danielit të largohet 100 metra nga makina ka shkuar dhe ka paguar taksinë dhe më pas e kanë marrë me forcë dhe e kanë çuar në afërsi të varrezave ku ka parë disa persona në errësirë dhe të shtrirë dhe të dëmtuar Zarif Alliu dhe Mendar Burnazin, ku i është kërkuar nga personat e tjerë që ti merrte të dëmtuarit të kujdesej për ta dhe më pas autorët janë larguar nga fshati duke i lënë atje.
Gjurmët e gishtave
Më pas kanë kërkuar ndihmën e familjarëve në banesat aty pranë. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan gjurmë biologjike të freskëta njollash të kuqërremta si ato të gjakut, bisht cigare dhe pjesë sendet të forta me njolla të kuqërremta si ato të gjakut (copa druri).
Dy bidona plastikë të vëlimeve 0.5 litër dhe 1. litër ku nga përpunimi në kushte laboratorike u përftua një gjurmë papilare gishti për të cilën u bënë vendimet daktiloskopike përkatëse. I dëmtuari Zarif Alliu dhe Mendar Burnazi për shkak të dëmtimeve u transportuan në spitalin civil Korçë dhe si pasojë e dëmtimeve të mëdha, shtetasi Zarif Alliu ka ndërruar jetë në orën 06:40 minuta.
Nga të dhënat e para të administruara në lidhje me hetimin rezulton se shtetasit e dëmtuar viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Burnazi dyshohet të kenë patur aktivitet kriminal në drejtimin e transpotit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të Devollit, i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ngjarje.
Ku në deklarimin e mëvonshëm marrë nga i dëmtuari mendar Burmazi mësojmë se viktima kishte patur marrëdhënie me një shtetas ende të paidentifikuar i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj, tek varrezat ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barbare por më shumë mbi Zarifin, pasi inati dhe problemi ishte me Zarifin, ku i dëmtuari shprehet se ishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai identifikon si «dajo» jo nga zona e Korçës por nga Shqipëria e mesme ose e veriut, në një shumë prej 12.000 euro për transport të lëndëve narkotike.
Nga informacioni i marrë në këtë zonë për persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të dyshuar për këtë ngjarje janë marrë dhe shoqëruar persona të ndryshëm nga fshati Brançanj ku ka ndodhur dhe ngjarja sipas përshkrimeve të bëra nga i dëmtuari i tretë Daniel Tole.
Në veprimin proçedurial të paraqitjes për njohje shtetasi Daniel Tole, ka njohur ndër të tjerë persona shtetasin David Myrte,nga fshati Braçanj, i dënuar me parë, si një nga autorët e ngjarjes të mësipërme.
Shtetasi David Myrte ka qenë më përpara i dënuar në shtetin grek për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
dy.b/shqiptarja.com