Reni Ajazi nga Gramshi, Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku nga Pogradeci dhe Klevis Lamkaj, kanë dezertuar dhe kanë humbur gjurmët në Londër disa ditë më parë, gjatë një qëndrimi të tyre në Angli në kuadër të detyrës që mbanin.
Komandot kishin shkuar në drejtim të Anglisë në fillim të muajit Tetor 2017 të ftuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes për të marrë pjesë në një stërvitje në formën e një gare njohur si testi me emrin “Patrulla Cambrian”.
Në një reagim të sajin për TV Report të dhënë sot lidhur me ngjarjen, ambasada britanike në kryeqytet thotë se "Këto janë veprime individesh dhe që sado zhgënjyese, nuk ndikojnë marrëdhënien e fortë e të vazhdueshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe forcave të armatosura të Shqipërisë."
s.k/Shqiptarja.com









