Duke iu referuar informacioneve në mediat shqiptare, “The Sun” shkruan se katër ushtarët , të identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, përballen me rrezikun e dënimit me pesë vite burg.
Sipas tyre në Shqipëri ka filluar hetimi për ngjarjen, ndërsa kanë cituar edhe ish-ministrin Dritan Demiraj në thirrjen që u bëri atyre në Facebook për t'u kthyer:
"Unë e konsideroj sjelljen e tyre të papranueshme. Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ato që bënë nuk ishin tërësisht të pajustifikuara. Ata udhëtuan në Britani për të përfaqësuar Shqipërinë në një stërvitje ushtarake dhe unë u kërkoj atyre të kthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur".

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











