TIRANE- Mazhoranca edhe pse ka arritur shifrën e artë prej 84 mandatesh në të ardhmen mund të ketë edhe votën e Nard Ndokës, kryetarit të PDK, aktualisht në opozitë, që u zgjodh deputet në 23 qershor nga listat e Partisë Demokratike.

Deklarata u bë në emisionin Tonight Ilva Tare, ku Ndoka shprehu qartë se shumica do të kishte edhe mbështetjen e tij. “Kam një histori opozitare, tre vite pjesë e asaj opozite. E shoh me gjakëftohtësi, madje do të dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim për të mbështetur mazhorancën” tha ai. Dhe me sa duket, pas largimit të Luan Duzhës, deputetit të PR, nuk do të rrështin laregimet e tjera nga blloku opozitar.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)