Dezerton nga PD Mziu, i bashkisë
së Kamzës, kërkon 'strehim' te LSI
Kryebashkiaku i Berishës kërkon “strehim” tek LSI. Meta refuzon, kërkesa mbetet në tentativë.
TIRANE- Përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe fitorja plebishitare e koalicionit të majtë të udhëhequr nga kreu i PS Edi Rama, aktualisht kryeministër i vendit, ka sjellë dhe supriza të mëdha për sa i përket qasjes ndaj qeverisë. Jashtë këtij qerthulli surprizues nuk kanë mbetur as bashkitë e drejtuara nga përfaqësues të PD, deri në dje në pushtet, krerët e të cilave kanë filluar zhvendosjen drejt së majtës, me qëllimin e vetëm për të qënë sërish në fokusin e vëmendjes së qeverisë qëndrore. Rast përjashtues nuk ka bërë as kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, i njohur si një ndër itharët më të mëdhenj të Berishës, aq sa e ka bërë blu me flamuj dhe me foto me ish-kryeministrin tërë bulevardin e kësaj qyteze periferike por dhe qëndrën e saj.
Më konkretisht, kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu mësohet të ketë kërkuar nga LSI që të jetë pjesë e kësaj partie me të gjithë stafin e kësaj njësie vendore, aktualisht përfaqësuese e PD. Një ndër bastionet e PD, ndonëse i lëkundur në zgjedhjet e 23 qershorit, ka vendosur të kalojë në krahun e qeverisë. Çka përbën një tentativë për një dezertim të pastër të kryetarit të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu nga PD. Burimet brenda kësaj bashkie por dhe afër kryetarit të saj Mziu deklarojnë se ka pasur para një muaji tentativa për një afrim me LSI dhe kalimin si bashki në anën e kësaj partie, që në mënyrë të pakuptimtë sipas tyre kjo parti dhe kryetari i saj Meta e kishin refuzuar. Interesimit tonë tek drejtuesit më të lartë të LSI i janë përgjigjur negativisht, duke nënvizuar se nuk janë në dijeni të këtij fakti, ndërsa kontaktet e tjera kanë heshtur, në lidhje me këtë kërkesë të gazetës sonë.
Ndërsa vetë kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu nuk na është përgjigjur, ndërkohë që nga bashkia na thonë se ai ka qënë për një vizitë në Kroaci. Por ajo që evidentohet nga burime pranë kësaj bashkie është fakti se kërkesa e Mziut për një kalim të tij te LSI është refuzuar nga lidershipi i kësaj partie. Ndërkohë që gjatë fushatës së 23 qershori kreu i LSI Meta e ka akuzuar Mziun dhe Dogjanin se po dhunon përfaqësuesit e LSI që bënin fushatë në këtë zonë. Ndërsa kreu i PS Edi Rama ka thënë se do t’i çlirojë banorët e Kamzës edhe nga kreu i bashkisë, Xhelal Mziu. “Do ta heqim nga puna këtë Saliun e Kamzës”, ka thënë Rama për kryebashkiakun Mziu, për të cilin banorët patën edhe ankesa
Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.9%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15