‘DH Albania’, Ylli Rakipi: Korrupsioni tek 'Unaza e Re' shkon deri lart, të dyja palët politike duan ta fshehin skandalin

TIRANË- I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka qënë edhe gazetari Ylli Rakipi, i cili ka folur lidhur me skandalin e një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë “DH Albania”.

Rakipi, drejtuesi i emisionit “Të paekspozuarit”, i cili zbuloi pak javë më parë skandalin u shpreh se korrupsioni shkon deri në arritur nivelet më të larta të qeverisjes dhe se të dyja palët poltike janë të përfshira në skandalin që po mundohen të fshehin.

Gjatë fjalës së tij, Rakipi iu përgjigj pyetjes se paratë ishin dërguar në Amerikë pasi në pjesë e rëndësishme e politikanëve ikin nga politika jetojnë në SHBA dhe i kanë paratë 100% të pastra atje në një vend  të sigurt dhe demokratik.

“Gazetaria investigative është si të shkosh për peshk. Befas opozita paralajmëroi se janë 2.2 miliard euro që do përdoren për rrugët në Shqipëri. Si ka mundësi që vlera e 1 km të jetë 20 milion euro? Në këtë rast një deputet i PD, Agron Shehaj kërkoi të dinte se kur ishte krijuar kompania. Mori përgjigjet e tij nga shteti i Delaware. Drejtori i këtij shteti hyri në kontakt me ne dhe na e konfirmoi. Shteti i Delaware është një parajë fiskale por në këtë rast është riskuar më shumë seç duhet. Po të kishte dalë në një ishull, ku shteti është edhe vetë i korruptuar dhe nuk do të zbulohej. Është riskuar shumë për të çuar paratë në Amerikë. Kjo kompani ishte krijuar në Amerikë më 25 korrik 2018. Shkon lart deri në fund korrupsioni. Nuk mund të ikin 30 milion pa u parë. Tani drejtori i ARRSh-së bën si budalla. Shteti ne na konfirmoi që letrat janë të falsifikuara. Ishin falsifikuar bilance sikur ishin krijuar që në vitin 1998. Në shtetin e Deliëare po të shkosh do të gjesh dokumentet në vitin 2018, ndërsa falsifikimi ishte bërë i gjithi këtu. Prokuroria e thërret recepsionistin dhe ai nuk gjendet, nuk është. U ka rënë në kokë një bombë e madhe. Del çdo gjë e falsifikuar. Avokati që ka bërë letrat nuk ka lindur asnjëherë. Ky është një skandal që po përpiqen ta fshehin. Besoj që të dy palët politike janë të interesuara që ky skandal mos të dalë. Ky vend është rrëmbyer nga një grusht oligarkët, ata kanë punuar edhe me pushtetin që iku dje. Kanë fituar dhe kanë qënë partnerë. Pse paratë në Amerikë? Një pjesë e rëndësishme e politikanëve ikin nga politika jeton në SHBA, ke edhe paratë e pastra atje 100%, ky është risku që nuk i dërgon në një ishull. Prandaj zgjedh një vend sa më të sigurt, demokratik. Kjo është një aferë që të dy palët janë bashkë. Këta nuk gjejnë dot as djalin 26-vjeçar. Këtu barset mali dhe pastaj del një mi. Kështu do të mbyllet historian në këtë vend,” – u shpreh Rakipi.

I pyetur lidhur me protestën e studentëve, gazetari u shpreh se ajo ishte diçka që nuk pritej dhe se e kishte frikësuar tej mase kryeministrin Edi Rama.  

“Askush nuk e priste, sepse dukej sikur gjithçka kishte vdekur. Po të shkosh në godinat e QS janë të rrënuara. Më parë kanë qënë më mirë. Nuk mund të jetosh ashtu nëse quhesh njeri. Nuk ka grua më zonjë se Lindita Nikolla, por ajo po vuan një nga gjërat më të tmerrshme në jetën e saj. Ligjin e ka bërë Edi Rama, bashkë me Universitetet Private. Ata që u ngritën janë njerëz që shkojnë në shkollë, vuajnë. Nuk e prisnim por duhet të ndodhte. Rama i ndjek dhe ata ikin të trembur. Ikin se e dinë që ai i gënjen. Ata e thonë vetë që gënjeve edhe Lul Bashën. Këta po i futi në auditore… Studentët janë ata që shkojnë në luftë për jetë a vdekje. Të gjithë duan të ikin. Sepse nuk kanë çfarë të bëjnë më këtu. Ligji për Arsimin cënon të ardhurat e studentit që nuk ka as të ardhurat bazike. Nuk ka universitete private në Britani, ato janë fondacione. Ndoshta studentët kanë të drejtë, pasi politika kërkon që të përfitojë. Rama është trembur shumë nga protesta e studentëve. Më kujtohet Sali Berisha kur i kishtë të gjitha por nuk e kuptonte. Kur pa referendumin për Kushtetutën u tremb. Ky tani e ka tepsinë për vete dhe është tmerruar se nuk e priste që çdo të ndodhte”

Lidhur me pseudonimin që vetë kryeministri Rama i ka vendosur ‘Ylli Kadriu’, Rakipi u shpreh se kështu kryeministri i jep të drejtën atij që ta ofendonte në të njëjtën mënyrë.

“E bën shumë bukur. Po të ishte në Britani do ta merrnin zvarrë nga studio por ai më jep të drejtën mua t’i them diarre, karnavale etj etj. Me mënyrën si sillet, na jep të drejtën ne të themi ç’të duam.”

Gjatë intervistës së tij në studio, gazetari Rakipi komentoi edhe pakentën "anti-shpifje" që pritet të miratohet së shpejti. 

“Është një nga ligjet më të frikshme sepse ia jep kompetencat e Gjykatës një grupi që mund të bëjë çfarë të dojë me ty. Ai do të ngrejë një komision që mund të të dënojë  ty. Rama portalin e tij e ka marrë nga .al në .eu sepse kishte frikë që do të dënohej për vete. Rama është agresiv ndaj medias sepse njerëzit që dështojnë kanë një raport të sforcuar përmes egos dhe mundësisë. Ai arratiset nga vetëvetja. Kjo është drama e tij, ai nuk është asgjëkundi.”  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 24/12/2018 23:39

    Dhe ti perseri je Ylli Kadriu.O Kadri,po mashtrus ngele gjithe jeten, o fshatar i pagdhendur.

    Përgjigju
  • Qoqja: 24/12/2018 23:00

    O ZOTI RAKIPI TE AKUZON ZOTI HAXHIJA PER FSHEHJE PROVE NE VRASJEN E HAJDARIT PSE NUK E KUNDERDHTON APO ISHE BYTH E KRY ME SALEN .TANI JE BO SHUM I GJALL DHE PI NJIHESH BASHKE ME BUSHATIN DHE LUBONJEN E PJERDHUR .KU ISHIT PARA 5 VJETES JU APO ISHTE NENA JUAJ NE PUSHTET .U BO LUFTE NE TIRANE TI ME ORTAKET KU ISHIT APO JENI BO BASHKE ME BLUSHIN TANI DHE NXINI CDO GJE .MIR BENI QE NXIRRNI FAKTE PO JO FAKTE INTETESI PO BJERI DREJT NE INTERES TE POPULLIT JO TE MIKUT TEND TE VJETER SALI SERBIT .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshohet të ketë qenë pre e një grabitjeje

Vlorë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshohet të ketë qenë pre e një grabitjeje