Dha penallti "fantazem" kunder Interit, pezullohet arbitri Abisso

Dha penallti

Arbitri Rosario Abisso

Një muaj pezullim dhe jo arbitrim të ndeshjeve të Interit deri në fund të sezonit. Ky është dënimi që ka marrë arbitri Abisso për gabimin e bërë në fund të ndeshjes Fiorentina-Inter. Një gabim shumë i madh, shumë i dukshëm dhe tepër vendimtar. Penalltia e dhënë në favor të Fiorentinës në fundin e ndeshjes kundër Interit për një prekje inekzistente të topit me dotë nga ana e mbrojtësit D’Ambrosio do ti kushtojë arbitrit Rosario Abisso të paktën një muaj stop dhe me të gjitha mundësitë ky arbitër nuk do të gjykojë më Interin deri në fund të këtij sezoni të Serisë A.

Ai vendim i marr pavarësisht këshillave nga VAR që tërboi Interin dhe që nëpërmjet administratorit të deleguar Beppe Marotta deklaroi për një dëm të pakthyeshëm ka bërë që të reagojnë edhe drejtuesit e arbitrave në Itali. Rosario Abisso dje ka pasur një diskutim të gjatë me dizenjatorin Nicola Rizzoli dhe do të jetë i pezulluar për të paktën një muaj në mënyrë që të rifitojë qetësinë dhe kur të kthehet në gjykim të këtë lënë pas gjithçka. Ndërsa për të drejtuar një ndeshje të zikaltërve arbitri Abisso duhet të presë sezonin që vjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës