Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi sot gjatë mbledhjes së Përgjithshme të Asamblesë se treguesi i klimës së biznesit në Shqipëri është rritur. Dhoma Amerikane e Tregtise organizoi të hënën pasdite, mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë me prezencen e Ambasadorit Amerikan, Donald Lu dhe Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Përpara procesit të votimit për Presidentin dhe një anëtar bordi, u mbajt një panel diskutimi mbi gjetjet e ABI ( Indeksi i Biznesit të Dhomës Amerikane), i cili sjell opinionet e anëtareve të Dhomës mbi klimen e biznesit në vend.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, klima e biznesit është përmirësuar gjatë viti 2014 nga 33.42% në 39.02%. Ndërsa theksoi Dhoma Amerikane e Tregtisë, parashikimi për 2015 flet për rritje në 45.18%.
DHAT vlerëson si problematik nivelin e taksave. Sipas saj në taksat, janë humbur 15 pikë në krahasim me 2013. Gjithashtu DHAT nënvizon se, ka pësuar rënie perceptimi i sigurisë, ndërsa thekson se, shqetësim për biznesin është ekonomia informale dhe burokracia qeveritare.
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se Indeksi i Biznesit është nje instrument efikas per te vleresuar ecurine e ekonomise dhe reformave qe qeveria ka marre gjate viti 2014. “Shume shpejt do te prezanojme reformen ne drejtesi dhe aksionin konkret kunder informalitetit”, deklaroi Ahmetaj, ndersa ftoi bizneset e Dhomes Amerikane t’i kthejne në propozime konkrete gjetjet e ketij raporti per t’i bere pjese te reformes.
“A eshte klima e biznesit ne Shqiperi ajo e duhura? Pergjigjia eshte ende jo. A eshte klima e biznesit sot me e mire se nje apo dy vite me pare? Pergjigjia eshte qartesisht po, dhe kjo tregohet edhe nga rritja e indeksit te biznesit si edhe nga angazhimi I qeverise ne kete drejtim”, deklaroi ambasadori amerikan Donald Lu.
Redakisa Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO