DHAT feston 14 vjetorin, Crawford: 
Të rishikohet tatimi mbi të ardhurat

DHAT feston 14 vjetorin, Crawford: <br />Të rishikohet tatimi mbi të ardhurat
TIRANE - Dhoma Amerikane e Tregtisë ka festuar ditën e sotme 14 vjetorin e prezencës së saj në Shqipëri. Të pranishëm në këtë përvjetor ishin të ftuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu dhe zëvendësi i tij Henry Jardine dhe zëvendësministri i financave Ervin Mete.

Në fjalën e tij, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare ndërsa veçoi paketën fiskale për vitin 2015.

Megjithatë Crawford, shprehu inkuraijimin të asaj që ai e quajti politikë tatimore inkurajuese. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, nënvizoi se është e nevojshme që ekonomia informale të futet në skemën formale.

“Edhe në takime me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar jemi shprehur që angazhimet e qeverisë të vijonë. Do të vazhdojmë të bëjmë edhe kritikat tona konstruktive. Dua të vlerësoj hapat pozitivë që janë bërë me paketën fiskale. Në këtë linjë ne inkurajojmë një politikë tatimore konkuruese. Sigurisht tatimet bien mbi ekonominë formale, por ne e dimë që në pjesën më të madhe, ka edhe biznese informale. Duam që ekonomia informale të futet në skemën formale pasi ka shqetësime se ata po përballojnë ekonominë informale. Një nga shqetësimet e shumta është parapagimi i tatimeve dhe i kamat-vonesave. Në hapjen e dialogut kemi parë ndryshime pozitive. Pra kemi parë në këto 14 vjet ndryshime thelbësore. Presim me kënaqësiu të vazhdojmë dialogun me Ministrinë e Financave.” theksoi Crawford

dhoma amerikane
(Në foto: Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford)

Nga ana e tij, zëvendësministri i Financave Ervin Mete, theksoi se komunikimi dhe bashkëpunimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë, ka qenë gjithnjë transparent dhe i vazhdueshëm. Sa i përket çështjeve të ngritura nga Craëford, Mete tha se ata do të shihen me prioritet nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Financave.

“Sa i përket cilësdisë së komunikimeve, staturës dhe prezantimit të saj si dhe ndikimit që ka arritur të ketë, ne kemi pasur një komunikim shumë transparent, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm. Komentet dhe rekomandimet e tyre kanë qenë të vlefshme dhe çështjet e prezantuara këtu janë të vlerësuara nga ana jonë dhe do t’i kemi në vëmendje. Në perspektivën tonë, Dhoma Amerikane e Tregtisë, është një shëmbëlltyrë e vërtetë e SHBA.” tha Mete

dhoma amerikane
(Në foto: Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete)

Ndërsa zëvendësambasadori i SHBA Henry Jardine, vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, si dhe bashkëpunimin me qeverinë.

“Padiskutim që Dhoma ka qenë partner i ambasadës dhe i biznesit shqiptar. Unë kam ardhur këtu në 2012 dhe kam parë një përparim të dhomës në Shqipëri. Kemi parë shumë raste kur ata kanë qenë shumë të efektshëm në punën e tyre të avokatisë. Dhe në periudhën e zgjedhjeve para 2013 Dhoma Amerikane ka qenë shumë aktive sa i përket politikës së biznesit. Ata përgatitën botimin që quhet “Indeksi i Biznesit” që ka të gjitha shqetësimet e biznesit. Kur qeveria e re erdhi në pushtet ata e vazhduan bashkëpunimin. Dhe ata i ngritën të gjithë shqetësimet dhe kanë marrë reagime pozitive.” u shpreh Jardine

dhoma amerikane
(Në foto: Zëvendës ambasadori i SHBA, Henry Jardine)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot