DHAT: Treguesi i klimës së biznesit në Shqipëri është rritu

/ATSH/ - Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi sot gjatë mbledhjes së Përgjithshme të Asamblesë se treguesi i klimës së biznesit në Shqipëri është rritur
Dhoma Amerikane e Tregtise organizoi të hënën pasdite, mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë me prezencen e Ambasadorit Amerikan, Donald Lu dhe Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Përpara procesit të votimit për Presidentin dhe një anëtar bordi, u mbajt një panel diskutimi mbi gjetjet e ABI ( Indeksi i Biznesit të Dhomës Amerikane), i cili sjell opinionet e anëtareve të Dhomës mbi klimen e biznesit në vend.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, klima e biznesit është përmirësuar gjatë viti 2014 nga 33.42% në 39.02%. Ndërsa theksoi Dhoma Amerikane e Tregtisë, parashikimi për 2015 flet për rritje në 45.18%.
DHAT vlerëson si problematik nivelin e taksave. Sipas saj në taksat, janë humbur 15 pikë në krahasim me 2013.
Gjithashtu DHAT nënvizon se, ka pësuar rënie perceptimi i sigurisë, ndërsa thekson se, shqetësim për biznesin është ekonomia informale dhe burokracia qeveritare.
Gjithashtu DHAT shton se, shqetësuese për biznesin është edhe konkurrenca e pandershme. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre