Dhe 8 pikë për titullin... por Partizanin në Europë e pret ferri

Partizani është zyrtarisht 8 pikë larg titullit kampion të shumëpritur prej dy dekadash e gjysëm. Mjaftojnë që të kuqtë të arrijnë kuotën e 69 pikëve dhe ata janë automatikisht kampionët e këtij viti. Ndeshjet nuk janë të lehta, përpara janë kundërshtarë si Laçi, Tirana, Kukësi, Flamurtari apo Luftëtari por me formën e këtij viti duke se kryeqytetasit nuk duan t'ia dijnë. Por me fitimin e Superligës Partizani fillon rrugëtimin e saj drejte Champions League.

E fillon nga 18 qershori me raundin e parë, por ajo çfarë dihet është se kundërshtari i Partizanit nuk do të jetë aspak i lehtë, madje i frikshëm. Kjo ndodh për shkak të koeificientit të ulët që ka jo vetëm Partizani por dhe kampionati shqiptar në Europë (8.500). Skënderbeu me arritjet e para disa viteve bëri mirë, por nga dënimi i tij skuadrat shqiptare e kanë kthyer Europën në shëtitje, kjo në bazë të rezultateve.

Kampionati shqiptar ndodhet në udhëkryq për sa i përket koeficientëve por me shumë gjasa nëse kryeqytetasit fitojnë titullin atëherë do të kenë përballë kampionen e vendeve si Rumania, Skocia, Qipro, Bullgaria, Polonia, Suedia, Norvegjia, Skocia, Bjellorusia etj. Kaq për raundin e parë. Ndërkohë Partizani ka dhe një shans tjetër nëse nuk kalon këtë tur, vijimin e rrugëtimit në eleminatoret për Europa League. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston