TIRANË- Edhe pak orë kanë mbetur nga lidhja e linjës së re që do të dyfishojë prurjet e ujit në Boville.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj, teksa ka postuar edhe fotot nga punimet intensive që po kryhen për një nga investimet më madhore në ujësjellës për dekada me radhë.

“Edhe pak orë punë - mirënjohje kolegëve të Ujësjellës Tiranë. Linja e re nga Bovilla bashkë me impiantin e ri, investime të nevojshme prej dekadash, që dyfishojnë ujin në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Për shkak të punimeve, pati kufizime në furnizimin me ujë në banesat që furnizohen nga Bovilla. 

Postimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj