Dhe tani... të dashurohemi me dashurinë
Edhe këtë verë mes librave të mi nuk do të mungojnë librat e Mjeshtrit indian të së Vërtetës, Osho. Në libraritë e mrekullueshme italiane, Feltrinelli apo Mondadori, argëtohem të gjej tituj që ende nuk i kam lexuar dhe më duket sikur duke i lexuar bëj një udhëtim në botën e magjishme të njerëzimit.
Edhe këtë verë mes librave të mi nuk do të mungojnë librat e Mjeshtrit indian të së Vërtetës, Osho. Në libraritë e mrekullueshme italiane, Feltrinelli apo Mondadori, argëtohem të gjej tituj që ende nuk i kam lexuar dhe më duket sikur duke i lexuar bëj një udhëtim në botën e magjishme të njerëzimit.
Në stinën e bukur të verës shumë programojnë udhëtimet, pushimet në vende të ndryshme, në mal, det, qytet, shkretëtirë, oqean, por unë do të këshilloja, përmes të preferuarve të seicilit – Filozofë apo Mjeshtra të botës orientale, - një udhëtim dhe brenda vetes.
Shumë nga ne kanë nevojë të çlirohen nga komplekse serioze, që me dashje apo pa dashje ndikojnë në qetësinë e mbarësinë e të gjithëve: Filozofët mund të na ndihmojnë për këtë.
Shqipëria po kalon një periudhë shumë të rëndësishme rritjeje; Nuk kemi qenë gjithnjë vend me fat. Të pozicionuar edhe gjeografikisht mes Lindjes dhe Perëndimit e të dënuar me një diktator që pakkush ka pasur shansin e keq ta ketë, pak kemi mundur të njohim veten tonë. Mundësitë e mrekullueshme njerëzore që Orienti dhe Oksidenti prej shekujsh njohin, zhvillojnë, vlerësojnë e bëjnë të lulëzojnë, te ne shpërfillen.
Ndoshta kemi ende nevojë të ushqehemi, të krijojmë një bazë të qëndrueshme materiale e më pas të “fluturojmë”, por kush ka mundësinë ta bëjë, me siguri nuk do të mbetet i zhgënjyer.
Jo çdo përkthim i librave të Oshos është bërë mirë, por çdo libër në italisht është i përkryer.
Ndërsa po lexoj “Të dashurohesh me Dashurinë” (Innamorarsi dell’Amore – Botime Oscar Mondadori) reflektoja se sa shumë kemi nevojë të njohim e të flasim ne për Dashurinë. Atë të pastrën, të vërtetën. Por a e njohim? Çfarë është Dashuria? Nis libri i Mjeshtrit Indian… Eshtë një pyetje e trishtuar; në rrjedhën e natyrshme të gjërave të gjithë duhet të dinë se çfarë është Dashuria. Por në të vërtetë askush, ose vetëm ndokush e di se ç’është; dashuria është shndërruar një nga eksperiencat më të rralla. Patjetër që të gjithë flasin për të, shkruajnë romane dhe filma mbi Dashurinë, këndohet për Dashurinë, bëhen debate në televizion, në radio, shkruhet nëpër revista – industria që ofron ide për Dashurinë është e pafundme… Dashuria është ushqim për shpirtin, por u ka munguar të gjithëve…”
Dhe unë po propozoj diçka për këtë verë, një sfidë për kë kërkon të përmirësohet e të jetojë më mirë: Të dashurohemi me Dashurinë.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok
23 Dhjetor, 13:11
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, kryeministri Rama dhe organizatorët prezantojnë detajet! Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë
23 Dhjetor, 13:07
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
23 Dhjetor, 13:05
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
Burani me spinaq nga zonja Albana
23 Dhjetor, 12:53
-
Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”
23 Dhjetor, 12:47
-
Supë me kërpudha nga zonja Albana
23 Dhjetor, 12:45
-
Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës
23 Dhjetor, 12:44
-
Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike
23 Dhjetor, 12:39
-
Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin
23 Dhjetor, 12:38
-
Bugaçe e ëmbël me krem e sherbetosur nga zonja Albana
23 Dhjetor, 12:38