Dhe territorialja në Kushtetuese, PD
'S'ka zgjedhje lokale me hartën e re'PDF-Kerkesa drejtuar Gjykates Kushtetuese

Dhe territorialja në Kushtetuese, PD<br />'S'ka zgjedhje lokale me hartën e re'PDF-Kerkesa drejtuar Gjykates Kushtetuese
TIRANE - Vetëm 24 orë pas dërgimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, Partia Demokratike ka dërguar po në Kushtetuese ligjin për ndarjen e re territoriale.
 
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se kjo kërkesë e opozitës, vjen për të vënë në vend Kushtetutën, që sipas tij është shkelur në mënyrë flagrante nga mazhoranca duke e miratuar atë në mënyrë të përshpejtuar.
 
Bylykbashi theksoi se harta e re, synon vetëm kapjen dhe fitimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2015, dhe të krijojë oligarkë lokalë.
 
“Siç e kishim premtuar do ta godisnim këtë ligj, se është një nga thyerjet flagrante të Kushtetutës në shumë aspekte. Sigurisht që jemi përpara me këtë ligj të miratuar nga mazhoranca në mënyrë të përshpejtuar, dhe të një shkelje me një synim të vetëm, kapjen dghe fitoren në zgjedhjet lokale. Në rastin konkret është një tentativë antikushtetuese e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo mazhorancë do kërkojë të konsolidojë oligarkinë, që kërkon të krijojë oligarkët lokalë. Kjo nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne i dërguam kërkesën voluminoze Gjykatës Kushtetuese, mbi shpresën se do të vendoset në vend Kushtetuta.” theksoi deputeti i PD
 
I pyetur lidhur me referendumet lokale të PD, Bylykbashi tha se ata do të mbahen pasi janë zëri i munguar i qytetarëve që u shprehën kundër hartës së re.
 
“Referendumet lokale janë një proces tjetër, është brenda periudhave që parashikon ligji, por janë shprehja e munguar e zërit të qytetarëve që u ngritën në protesta, por që mazhoranca nuk i dëgjonte.” tha Bylykbashi.
 
“Neni 67 i ligjit për qeverisjen vendore përcakton se “Propozimi për riorganizimin e një ose më shumë njësive të qeverisjes vendore, i paraqitet Kuvendit së bashku me këto fakte dhe argumente: c) Mendimin e popullatës që banon në njësitë e qeverisjes vendore që do të riorganizohen, si dhe mendimin “pro” dhe “kundër” të këtij riorganizimi, ç) Mënyrat e marrjes së mendimeve në mbledhje të hapura, seanca këshillimi me publikun, dëgjime publike, sondazhe opinioni të certifikuara nga organe kompetente ose qendrim i shprehur nëpërmjet referendumit vendor ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme dhe të besueshme. Propozuesit e ligjit pretendojnë në materialin shoqërues të ligjit se konsultimi me popullsinë është kryer nëpërmjet një sondazhi me 16.000 qytetarë. Ky sondazh nuk është bërë i disponueshëm për deputetët në procedurën e shqyrtimit të projektligjit nga komisionet dhe seanca plenare, nuk është publik në dokumentacionet e Kuvendit e për rrjedhojë nuk dihet cili organizëm e ka organizuar, çfarë çertifikimi ka ky organizëm për kryerjen e sondazheve”, thuhet në kërkesën e demokratëve dorëzuar në Kushtetuese.

PDF-Kerkesa e PD per Reformen Administrative Territoriale


Ditën e djeshme, PD çoi në Kushtetuese ligjin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke e cilësuar atë si antikushtetuese dhe marrje e kompetencave të Prokurorisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA