Dhëndri i Berishës fyen dibranët: U
shitët për 50 euro, s'u duhet dinjiteti

Dhëndri i Berishës fyen dibranët: U<br />shitët për 50 euro, s'u duhet dinjiteti
 Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas fitores së kandidatit të majtë në zgjedhjet për kryebashkiak në Dibër.

Dhëndrri i ish-kryeministrit Berisha ka akuzuar dibranët se kanë shitur votat. Në një reagim në “facebook” Jamarbër Malltezi shkruan se dibranët pëlqyen më shumë 50 euro se rrugën e Arbrit.
 
Ai shkon deri në fyerje të popullit dibran, duke shkruar se atyre nuk u duhet as rruga dhe as dinjiteti.
 
Malltezi shkruan se dibranët preferojnë 50 euro për 4 vjet në vend të Rrugës së Arbrit, duke theksuar se kjo rrugë nuk do të ndërtohet as për 20 vite.

“Dibranët me shitjen e votës treguan që preferojnë 50 euro sesa Rrugën e Arbrit. 50 euro për 4 vjet përkthehet në 1 euro në muaj. Për 20 vitet e ardhshme nuk do ndërtohet rruga pasi siç duket nuk ju duhet as rruga e as dinjiteti. Vidh Edvin e vidh Sadri”, shkruan Malltezi.

abi
(Shkrimi në facebook i Jamarbër Malltezit)
Muharrem Rama, kandidati i ASHE fitoi zgjedhjet në Dibër me mbi 4 mijë vota në avantazh nga rivali i tij, Sherefedin Shehu.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron