Dhëndri i Berishës sulmon hapur LSI: Bleu kryetaren e kohës së KQZ, mbështeti maskaradën, duhet reflektim

Dhëndri i Berishës sulmon hapur LSI: Bleu kryetaren e kohës së KQZ, mbështeti maskaradën, duhet reflektim

TIRANE - Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se sa vijnë e thellohen. Pas debateve të forta në distancë mes Kryemadhit dhe Bashës në lidhje me strategjinë që duhet të ndjekë opozita, tashmë akuzat e forta në drejtim të LSI-së vijnë direkt edhe nga familja Berisha e cila ka një ndikim absolut në vijën politike që ndjek PD. Bëhet fjalë për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi, i cili ka akuzuar direkt LSI për blerje të ish-kryetares së KQZ-së dhe ndikim në vendimmarrjet e këtij institucioni, duke i hapur rrugë sipas tij një maskarade.  

Malltezi akuzon edhe ish-ministrat e LSI-së për kohën kur ishin pjesë e kabinetit “Rama 1”.

“Në 2016 Departamenti Mjedisit në PD kërkoi në KQZ të drejtën kushtetuese për REFERENDUME vendore... Për fat të keq, përfaqësuesit e PS-LSI si edhe blerja e kryetares së kohës nga PS-LSI vendosën të shkelin kushtetutën dhe mos lejojnë Referendum vendor!

Turpi me shkeljen e të drejtës kushtetuese së qytetarëve u bë haptaz dhe e shitën si vendim te shtetit ligjor! Dhe ishin po ato fytyra që veç 2 vite më parë kishin miratuar të drejtën për Referendum për çështjen e importit të mbetjeve të riciklueshme! Kohe për reflektim. Jo nga palaçot që kanë mbetur në KQZ se ata kanë treguar që e shkelin ligjin me telekomandën e hajdutit psiqik, por minimumi nga LSI që mbështeti atë maskaradë dhe tani gjithë qytetarët po paguajnë faturën e shkatërrimit të parqeve për interesa të oligarkëve”, shkruan mes të tjerash Malltezi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 16/09/2019 12:01

    Shumë interesant a , këta hamnat dhe grabitqarët e sales e din shumë mire se si vidhet e si si grabitet nya pervoja e tyre që kan...!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 16/09/2019 09:05

    Berisha dhe Basha pasi mbaruan pune me PD-ne e hodhen ne kosh te plehrave jane kthyer nga LSI-ja. Ta shkaterrojne dhe LSI dhe te jetojne te lumtur bashke me Ramen. Mjere sovrani.

    Përgjigju
  • edi: 15/09/2019 17:17

    Cfare kerkoni ju idiotet dhe maskarente e Kombi Te thote mendje se ben ca figura te pelqehesh nga kush gomar malok ,Berisha mashtroi volli dhe vrau e preu njerezit qe i afroi nga Tropoja Nes ka bastard sesa ai i dyti je ti dhe te gjithe ju qe kerkoni te kacavirreni jeni ne daren e SPAK Bitch

    Përgjigju
  • O tej: 15/09/2019 14:58

    A Je kollovar i Berishes? Ha nonje tad pershesh Se do te pshurre Argita

    Përgjigju
  • .....: 15/09/2019 13:22

    Edhe ky i zi!!! Na myten more

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur