Dhëndri i vrau vajzën me thikë/ Babai: Fajtor kunati, shpiku se e tradhtonte se donte t'i merrte shtëpinë...mbesa s'do ta dëgjojë emrin Durrës

DURRËS- Kur kanë kaluar rreth dy javë nga ngjarja makabër ku burri vrau gruan me thikë në sy të fëmijëve, babai i viktimës, Kadri Lika ka zbardhur detaje të reja mbi motivet e kësaj ngjarje 2 shkurtit në Durrës. Babai i Manjola Cukut bën fajtor kryesor kunatin e saj, vëllanë e Lulzim Cukut, Dashamirin, sipas së cilit ka shkatërruar dy familje dhe i mori jetën një njeriu të pafajshëm. Referuar dëshmisë që Kadriu ka dhënë për Report Tv, Dashamiri (vëllai i autorit të krimit) donte të zhvendosej nga Peshkopia në Xhafzotaj, ku kishte sjellë dhe fëmijët me shkollë me qira. Ai ia mbushte mendjen Lulzimit që të merrte me vete fëmijët dhe gruanë në Greqi që shtëpia t'i mbeste atij, por kur u përballë me refuzimin nga ana e Manjolës, shpiku thashetheme sikur Manjola kishte një lidhje tjetër në Durrës. Kjo është zanafilla e sherrit që ka vazhduar prej disa muajsh, rrëfyer nga babai i viktimës, që në fund përfundoi me një fund tragjik.

"Është bërë shkak vëllai i Lulzimit, Dashamiri. Ai deshte të vinte, meqë i solli kalamajt në shkollë në Durrës me qira, donte që të vinte të shtëpia e gocës sime edhe i thoshte dhëndrit që merri kalamajt dhe gruas në Greqi dhe shpinë do ta ruaj unë për 4-5 vjet. Goca nuk pranoi se kishte në shkollë kalamajt. Goca nuk pranoi dhe i vëllai i thoshte se nusja nuk të vjen mbrapa se ka dikë tjetër. E diskutova me gocën dhe i thashë si mund t'i lësh fëmijët pa shkollë, dhëndri këmbëngulte do i marr. I thashë të mbarojnë shkollën fëmijët dhe pastaj merri, kurse ai thoshte jo do i marr nga sot do i rregulloj letrat me avokat. unë i thashë jo, se për të bërë bashkim familjar duhen të paktën 1 vit, kur t'i sjellësh fëmijët ti atëherë ka mbaruar shkolla. Këtu nuk ramë dakord. Nga ky moment goca nuk i pranonte, goca kishte hapur një parukeri dhe dhëndri do hapte një klub për të mos shkuar më në Greqi, ai thoshte nuk punoj këtu se jam mësuar me lekë shumë. Unë i thashë si do ia bësh tani, ti shyqyr zoti nuk ke lekë borxh ke bërë çdo gjë me borxh, pak e nga pak do kaloni jetën. Na pati treguar dhe thashë se do normalizohet, duke e nxitur i vëllai tentoi ta merrte padiskutim, goca nuk pranonte", tha babai për Report Tv.

Kadri Lika

Vrasja e vajzës në sy të tre fëmijëve, nuk ia ka errësuar sytë Kadriut. Ai ia ka lënë drejtësisë që të jap vendim për vrasjen e gocës, e ndërsa tregon edhe vështirësitë me të cilat po përballet vajza e madhe, ajo që gjeti Manjolën në tualetin e shtëpisë të mbuluar me gjak pa asnjë shenjë jete. Ajo ngjarje i është rrënjosur thellë në mendje, aq sa as emrin e qyteti të Durrësit nuk do ta dëgjoj. Kadriu i bën apel shtetit që ta vërë dorën në zemër dhe t'i gjejë një shtëpi me qira në Tiranë, të largohet së bashku me fëmijët e vajzës larg atij qyteti të mallkuar për ta.

Shtëpia në Xhafzotaj dhe Lulzim Cuku

"Dy vëllezërit janë shkaktar, dua drejtësi, do ia lë ligjit. Drejtësi jo siç kemi parë më parë, por të marrë vendimin e merituar. S'kam fjalë të për ta përshkruar për ta bërë atë makabër në sy të fëmijëve. Unë nga shteti dua një shtëpi me qira, të paktën në Tiranë. Në Durrës, kategorikisht nuk do të shkojë goca. As nuk do t'ia dëgjoj emrin, se këtu fshat. Nuk kemi rrugë që t'i çojmë kalamjt në shkollë, shteti ta vërë dorën në zemër që të na ndihmojë", tha Kadriu.

45-vjeçari, Lulzim Cuku qëlloi me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Cuku 33 vjeçe në orët e para të mëngjesit të 2 shkurtit në Xhafzotaj të Durrësit. Trupi i pajetë u gjet nga vajza e madhe, e cila në dëshminë e saj rrënqethëse tha se u zgjua pasi motra e saj e vogël po qante se donte qumësh dhe teksa po kërkonte mamin e gjeti në tualet të mbuluar me gjak. Cuku aktualisht ndodhet në burg, me një vendim të dhënë nga Gjykata e Durrësit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/02/2020 17:58

    Egërsi neandërtalësh, egërsi ordinere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit