DURRËS- Një krim i rëndë i ndodhur brenda një familje ka tronditur qytetin e Durrësit. 45-vjeçari, Lulzim Cuku, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Cuku 33 vjeçe duke e lënë të vdekur në vend. Familja në fjalë njihej ndryshe edhe me mbiemrin Lika.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 23:55, në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulzimi, në banesën e tij, për motive të dobëta  ka qëlluar tre herë  me thikë, gruan e tij Monjolën e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas krimit Lulzimi është larguar nga vendi i ngjarjes duke udhëtuar drejt Burrelit, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij. Pas disa orësh arrati dhe pas presionit të policisë, Lulzim Cuku është vëtdorëzuar në policinë e Burrelit dhe më pas është shoqëruar drejt Durrësit.

Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, vajza më e madhe ishte vetëm 10 vjeç dhe është fëmija i parë i familjes. Ata kanë dëgjuar të gjithë sherrin mes prindërve deri në vrasjen e nënës së tyre, ku pasi kanë dalë nga dhoma e tyre kanë parë edhe skenën e krimit që kishte lënë pas i ati.

 Sipas hetimeve, Lulzim Cuku kishte shfaqur më parë shenja skizofrenie. Ndërsa të afërmit janë shprehur se Lulzim Cuko nuk kishte tip social dhe nuk kishte shumë miq.

Deri më tani dyshohet se shkak i këtij krimi të rëndë brenda familjes të jetë bërë xhelozia mes çifti.  Lulzim Cuku ishte emigrant në Greqi, ndërsa bashkëshortja e ndjerë ishte shtëpiake.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
Flet burri që vrau gruan: Jam penduar, tentova disa herë vetëvrasjen

45-vjeçari Lulzim Cuku me origjinë nga Dibra pas krimit makabër që vrau gruan me thikë u nis drejt vendlindjes së tij për t'u fshehur. Ai u largua me një makinë në drejtim të Dibrës për t'i shpëtuar policisë, por vetëm për pak orë. Pasi kaloi Shkopetin ai është penduar duke shkuar për t'u dorëzuar në komisariatin e Burrelit. "Kam tentuar disa herë të vetëvritem dhe jam shumë i penduar për krimin që kam bërë" ka deklaruar Cuku në policinë e Matit. Ai qëlloi gruan tre herë me thikë duke e lënë të vdekur.

Ora 13:54
Durrës/ Vrau me thikë gruan në banesë, vetëdorëzohet në policinë e Burrelit Lulzim Cuku

1580630079_durres.jpg
Është vetëdorëzuar në polici autorit i krimit të rëndë që tronditi sot Durrësin. Lulzim Cuku 45 vjeç pasi vrau bashkëshorten e tij në mesnatë, Manjola Cukun u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Por si pasojë e trysnisë së ushtruar nga policia në bashkëpunim me familjarët e autorit, ai është vetëdorëzuar në policën e Burrelit.

Pas këtij veprimi ai është arrestuar dhe më pas transportuar drejt policisë së Durrësit ku do të përballet me akuzat e krimit të kryer në familje.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se; Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e  DVP Dibër. Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori. Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku,  si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel. Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbrrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës  për veprime të mëtejshme.

Ora 09:38
Krimi në Durrës/ Fqinji: Ishin njerëz të mirë, thuhet se ndodhi nga xhelozia (VIDEO)

Një banorë në Xhafzotaj të Durrësit është shprehur se e njihte autorin që kreu krimin e rëndë duke vrarë gruan me thikë. Ai ka thënë se ishin njerëz shumë të mirë dhe ishte i habitur nga ajo që kishte ndodhur.

"Njerëz më të mirë nuk mund të them të ketë. Kështu thuhet se ka ndodhur për arsye xhelozie, por nuk kam dijeni" tha një fqinj i çiftit.

Ora 09:15
FOTO/ Baba i tre fëmijëve, ky është Lulzim Cuko që qëlloi për vdekje bashkëshorten

1580631153_lulezimcuko001.jpg
Ky që shihni në këtë foto, është Lulzim Cuko i cili në mesnatë qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Manjola Cuko dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti ka tre fëmijë të vegjël, një djalë të moshës 10 vjeç dhe dy vajza më të vogla.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.

Ora 08:53
EMRAT/ Kush është 45-vjeçari që vrau gruan në Durrës, prind i tre fëmijëve

1580630079_durres.jpg
Report Tv ka zbardhur emrin e autorit të krimit të rëndë që tronditi Durrësin në mesnatë. Ai është Lulzim (Lika) Cuko, i cili pas një debati për motive të dobëta me bashkëshorten e tij Manjola (Lika) Cuko, e ka qëlluar me thikë këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ky i fundit ishte edhe fëmija i madh i familjes, vetëm 10-vjeç ndërsa dy vajzat janë më të vegjël në moshë.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku banesa 4 katëshe e çiftit është rrethuar nga shiriti i policisë si skenë krimi. Ndërkohë ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i cili pas krimit është larguar në drejtim të paditur.