Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit në qarkun e Kukësit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh në aksin kombëtar Kukës-Shishtavec, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve që e përshkojnë këtë rrugë.
Banorët e zonës që përshkojnë çdo ditë këtë aks rrugor kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve, pasi gjatë përshkimit të rrugës gurët e madhësive të mëdha e dherat bien papushim, nga skarpatat anësore të rrugës.

Edhe pse firmës i ka përfunduar kontrata ajo bëri ndërhyrjen në mënyrë vullnetare për pastrimin e aksit ndërsa apeluan tek drejtuesit e automjeteve për kujdes gjatë udhëtimit për shkak të pikave të rrezikshme të këtij segmenti ku rreziku i rëshqitjes së dherave dhe gurëve është gjithjë e pranishme .

Rrëshqitjet e dherave dhe gurëve në këtë segment janë të shpeshta dhe ndodhin për shkak të relievit shumë të thyer malor dhe ndryshimit të temperaturave ku rënia e dherave dhe gurëve ndodh çdo minut.

Vlen të theksohet se ky segment rrugor që lidh fshatrat e Njësive Administrative Zapod, Topojan e Shishtavec për asnjë moment nuk ka qenë i bllokuar si rrjedhojë e ndërhyrjes çdo 24 orë nga e ana e firmës pavarësisht mbarimit të kontratës për mirëmbajtjen e rrugës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com