Rrëshqitjet e dherave në Grabovë të Poshtme kanë lënë në qiell të hapur një familje.

Nga të dhënat paraprake mësohet se dherat kanë rënë mbi banesën në pronësi të shtetasit Neim Hoxha, duke e nxjerrë atë tërësisht jashtë funksionit.

Të gjashtë anëtarët e kësaj familje janë në mëshirë të fatit dhe të vetmen strehë për momentin është kasollja e bagëtive.

Ata tashmë po strehohen në këtë strukturë, ndërkohë që rreziku nga rrëshqitjet vazhdon, duke rrezikuar edhe një shtyllë elektrike.

G.F. / Shqiptarja.com