DHËRMI- Një turist anglez ka ndërruar jetë në Dhërmi. Policia njofton se 21-vjeçari ra nga kati i tretë i një hoteli. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40.
Sipas policisë, 21-vjeçari Zohar Collins ishte në gjendje të dehur, kur ra nga ballkoni i pallatit. Collins u dërgua për në spitalin e Himarës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nje gje eshte shume e vertete qe ne hotele parvazet e ballkoneve jane shum te ulta dhe te rezikeshme dhe per nje njeri normal e jo me te dehur..... Dhe ketu do te kurseni o idjote....
Përgjigju