VLORË - Shembet në plazhin e Dhermiut me shpërthim të telekomanduar, një hotel katërkatësh, në pronësi të kryeplakut të fshatit, Gjik Stramarku. Ka qënë Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, që e ka realizuar shpërthimin e kontrolluar me eksploziv në orën 15:00 të ditës së sotme. Për shembjen e hotelit janë hapur rreth 450 vrima në të katër katet e objektit, duke vendosur rreth 130 kg eksploziv C4."
Ppronarët e "Grand Hotel" nuk e kanë kundërshtuar shembjen; atyre madje iu është lënë edhe dy ditë kohë më tepër për të hequr prej tij, pajisjet.
Shembja e hotelit është në vazhdën e spastrimit të zonave bregdetare të vendit nga ndërtimet e jashtëligjshme; gjatë ditës së sotme, INUK ka prishur edhe disa objekte të tjera. Vetëm në bregdetin e Dhermiut janë piketuar rreth 160 ndërtime të ngritura pa leje.
Kreu i INUK Zyhdi Dajti, i cili ndodhet në Dhërmi pë të ndjekur këtë spastrim,, deklaroi se "i gjithë brezi i parë i plazhit do të çlirohet nga ndërtimet që e kanë zaptuar". Objekti që do të prishet sot ndodhet në brezin e parë të rërës, buzë detit, pa leje dhe pa dokumenta pronësie,"- ka theksuar ai.

(Në foto: Hoteli para shembjes)
(Në foto: Momenti i shpërthimit të hotelit)
Redaksia online
(arsh/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO