23 emra, kaq është numri i futbollistëve që çdo trajner do duhet të llogarisë për në Euro 2024, me UEFA-n që muaj më parë njoftoi se nuk do jenë më 26 futbollistë të gatshëm për trajnerët.
Tanimë në institucionin evropian të futbollit ka pasur ankesa dhe nga Nyoni bëhet me dije se një vendim i tillë po shihet, duke u marrë në konsideratë një shtim në emra.
Diçka e tillë do i vinte në ndihmë Sylvinhos dhe 23 kolegëve të tij për në Euro 2024, teksa elementët që Shqipëria do kishte në grup do ishin më të shumtë, duke shuar edhe dilemat e brazilianit.
Në rast të një ndryshimi të mundshëm, shtimi i numri në 26 futbollistë do ishte një lehtësim për Kombëtaren tonë, me stafin që do përforcohej në të paktën tre pozicione.