Dhimbje muskulare?
Thojini "JO" qetësuesve

Dhimbje muskulare? <br />Thojini "JO" qetësuesve
TIRANE - Keni dhimbje shpine, tendosje muskulare ne këmbë apo krah, duar apo në supe? Kur shfaqen dhimbje të tilla, shumica e njerëzve nuk e mendojnë gjatë, marrin një qetësues dhe presin largimin e dhimbjes. Nëse dhimbja vazhdon, atëherë mund të abuzohet duke pirë një tjetër qetësues. Por studimet mjekësore thonë se nuk ka asgjë më të gabuar.

Studimi bëhet i ditur nga mjekët e shoqërisë shkencore të Reumatologjisë, Ortopedis etj të cilët promovuan një javë të vizitave me çmim të lirë për më shumë se 100 spitale italiane, të cilat do të vihen në aplikim nga 8 tetori deri në 12 tetor.

Sipas tyre, përdorimi i qetësuesve për të shmangur dhimbjet që mund të ndjejmë, është mënyra më e gabuar për largimin e tyre. Qetësuesit vetëm sa mpijnë trupin, por nuk e “zhdukin” dhimbjen.

Për këtë arsye, mjekët sugjerojnë që të bëhen vizita për të evidentuar se cilat janë arsyet reale të dhimbjeve, në mënyrë që të përdoret më tej ilaçi i duhur për ta eleminuar dhimbjen, dhe jo thjesht për ta “fshehur” atë për pak kohë, siç mund të bëjë qetësuesi.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete